You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » PËR NE

PËR NE

Për ne

© Lorena Stroka

Për ne nuk do të ketë të shkuar,
as të ardhme,
ndonjëherë…

Fusha e sahatit ka ndalur akrepat,
në dysh zemrat
janë prerë…

S’jemi aq të fortë,
sa të keqen
ta shkulim me gjithë rrënjë,
si të parët,
dikur,
atëherë…

Ne jemi zemërbutë,
pasivë,
naivë,
krejtësisht të mjerë…

*Botuar në librin: JEHONË ZËRASH

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top