You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PËR ÇFARË SHËRBEN VAJI I TRËNDAFILIT DHE KUR DUHET PËRDORUR?

PËR ÇFARË SHËRBEN VAJI I TRËNDAFILIT DHE KUR DUHET PËRDORUR?

vaj-trendafili-albstroka-blog-lorena-stroka-maska-sekrete-keshilla-bukurie-per-gjithçka-mbi-femrat-receta-natyrale© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Përdorimi i vajrave anti-rrudhë duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë tuaj, ashtu siç bëni me sapunin apo buzëkuqin, këtej e tutje duhet të bëni dhe me produkte të tjera. Shumë prej jush besojnë se të gjithë vajrat janë njëlloj dhe se po përdore një prej tyre është sikur i ke përdorur të gjithë. Çdo vaj ka efektet e veta dhe nuk shërben për të njëjtat gjëra, as nuk i përshtatet çdo lloj lëkure.

Sot do të flasim për vajin e trëndafilit, i cili është i njohur për vetititë e tij rigjeneruese, hidratuese dhe ushqyese. Rekomandohet më së shumti për lëkurat normale, të thata dhe me rrudha.

Është një vaj tejet i veçantë për kujdesin tonë, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave A, C, E, acideve yndyrore omega-3, 9, 6 dhe likopenit (antioksidant i fuqishëm dhe burim i pro-vitaminës A).

Përhapja e përditshme e një sasie të caktuar, ripërtërin qelizat, rrit elasticitetin dhe lëmueshmërinë e lëkurës, eleminon plotësisht vijat e holla, zbutë rrudhat e thella etj., etj.

Konsiderohet i domosdoshëm për lëkurat e vjetra, pasi është vërejtur se rikthen në nivele normale kolagjenin e humbur, ofron shkëlqim dhe ushqyerje në thellësi.

Çdo mbremje para se të flini, hidhni dy-tre pika vaj trëndafili në duar dhe bëni masazh në fytyrë e qafë për disa minuta. Për trajtimin e rrudhave përreth syve dhe buzëve përdorni vetëm vaj bajameje, jo trëndafili. Të nesërmen fytyra juaj do të shkëlqejë dhe rrudhat e shprehisë do të bëhen të padukshme. Në qoftë se doni të keni një dekolte super të bukur e rinore mos harroni të bëni masazh edhe në atë pjesë, kryesisht mes gjinjve./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top