You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » PËR ÇFARË PËRDOREJ KY MJET NË MESJETË?

PËR ÇFARË PËRDOREJ KY MJET NË MESJETË?

Nga Lorena Stroka

A s’më thoni duke parë foton në krah, për çfarë ju shkon ndërmend se mund të përdorej kjo lloj vegle gjatë Mesjetës? E di, supozimet që do të bëni mund të jenë nga më të ndryshmet. Mirëpo jam pothuajse e sigurtë,  se asnjë prej jush nuk do të japë përgjigjen e drejtë.

Kjo vegël quhej dardhë për shkak të ngjashmërisë që kishte me frutin. Dhe jo nuk  përdorej për atë që mund të përfytyroni, fundja një mjet i tillë veç neveri mund të të krijojë. Në mesjetë, vegla në fjalë shërbente si mjet torturues. Ndëshkuesit e merrnin në duar dhe më pas e depërtonin në vaginën e grave ose gojën e burrave për t’i dënuar. Ku është lajmi do të më thoni? Pse pak gra e burra përdorin thuajse lodra të tilla kënaqësie për të shuajtuar epshet e tyre? Ndryshimi në këtë rast qëndron te funksioni por dhe te qëllimi… Kur dardha ndodhej brenda trupit të viktimës, ndëshkuesi rrotullonte dorezën, dhe dy fletët prerëse në brendësi të saj grinin mishin e viktimës në copëza të vogla. Kësaj i thonë ta shikosh veten me gazep./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top