You Are Here: Home » Mjekësi » Kardiologji » PËR ÇFARË BËN MIRË KONSUMI I LËNGUT TË PANXHARIT?

PËR ÇFARË BËN MIRË KONSUMI I LËNGUT TË PANXHARIT?

PER=ÇFARE-BEN-MIRE-KONSUMI-I-LENGUT-TE-PANXHARIT-ALBSTROKA-RECETA-LORENA-STROKA-ARTIKULLSHKRUESENga Lorena Stroka

Sipas një hulumtimi të botuar në British Journal of Nutrition pija më e efektshme për uljen e  presionit të gjakut është… lëngu i panxharit.

Panxharët përmbajnë shumë vitamina, të tilla si, C, K, fibra bimore, polifenole, por dhe kripëra të acidit nitrik (nitrate), të cilat kanë efekt mbrojtës për zemrën.

Sipas hulumtuesve të Universitetit të Reading, personat që konsumonin 100 gr lëng panxhari, pas tri orësh shfaqnin ulje të presionit të gjakut (sistolik dhe diastolik), në krahasim me ata që nuk konsumonin fare lëng panxhari.

Në këtë mënyrë, arritën në përfundimin se konsumi i frutave dhe perimeve ndihmon vërtet në mbrojtjen dhe funksionin e mirë të zemrës./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top