You Are Here: Home » Kuriozitete » PEMËT NDALOJNË SË RRITURI NDONJËHERË?

PEMËT NDALOJNË SË RRITURI NDONJËHERË?

Nga Lorena Stroka

A ndalojnë së rrituri ndonjëherë pemët? Kjo ka qenë një pyetje që më mundonte qysh fëmijë, madje kisha pyetur dhe disa mësues, disa më thonin Po dhe ca të tjerë Jo. Megjithatë, përgjigje të prerë e të sigurtë nuk kisha marrë kurrë. Kjo deri para pak kohësh, se tani falë specialistëve, përgjigjen e kam në xhep.

(Miq, zgjedh tema të tilla për diskutim sepse e di që shumë prej jush ndoshta kanë të njëjtat pyetje me mua).

Pemët nuk ndalojnë së rrituri kurrë në madhësi. Çdo vit, pemët shtojnë në trungjet e veta degëza vjetore, që pas pak kohe vijnë stuhitë dhe i rrëzojnë përtokë. Sa për lartësinë, që në çdo rast është e paracaktuar sipas llojit, arrin në një pikë të caktuar dhe kjo varet nga mjedisi ku pemët janë të mbjella, lagështia etj.

Shkencëtarët vlerësuan se pemët gjigande (redwoods) të Kalifornisë nuk mund të kapërcejnë 129 m. Pema më e lartë në planetin tonë është 113 m e lartë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top