You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PASTË DHËMBËSH NË KUSHTE SHTËPIE PËR ZBARDHJE TË SIGURTË (EKSKLUZIVE)

PASTË DHËMBËSH NË KUSHTE SHTËPIE PËR ZBARDHJE TË SIGURTË (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Dje ndërsa isha ulur para kompjuterit dhe po përgatisja shkrimin e radhës, më erdhi një mesazh në celular nga mikja-motra ime (që ju tashmë e njihni, pasi flas shpesh për të), e cila më kërkonte që t’i mbaja vajzën e vogël për disa orë, pasi kishte një takim shumë të rëndësishëm profesional (të cilin e priste shumë kohë). Natyrisht që s’ia bëra dy, i thashë për 30 minuta jam aty. Shkova për dy-tre orë dhe qëndrova deri natën vonë. Kjo pra ishte arsyeja që nuk ju postova shkrimin e premtuar. Gjithsesi, dhe sot nuk është vonë, apo jo?!

Tema që kam zgjedhur për sot është vërtet mjaft interesante, ka të bëjë me shëndetin dhe estetikën e gojës. Goja është një nga pjesët e fytyrës që e adhuroj sa në femra po aq dhe në meshkuj. Më kujtohet si tani, tipari që më tërhoqi më shumë tek partneri im, ishte pikërisht goja, ose më saktë dhëmbët e tij. I kishte dhe sigurisht vazhdon t’i ketë super të shëndetshëm… S’do të lidhesha kurrë me dikë që s’ka dhëmbë të pastër e të mirë.

Kalimi i viteve, konsumi i kafesë apo pijeve të ndryshme me ngjyrë mund të shkaktojnë dëmtime të parikthyeshme në dhëmbë. Përveç kontrollit çdo 6 muaj tek dentisti, rëndësi të madhe ka dhe dhe pasta me të cilën i lajmë. Personalisht, kam përdorur për shumë vite Colgate MaxFresh, dhe është vërtet nga pastat më të mira mendoj, por, sikurse dhe çdo gjë e gatshme mbart rrezikshmëritë e veta. 8 muajt e fundit, paralelisht me të përdor dhe një pastë tjetër të bërë vetë, e cila përveç freskisë dhe pastrimit të thellë që ofron, ndihmon dhe në zbardhjen e tyre. Më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni:

Përbërësit

2  lugë gjelle vaj kokosi (dhe jo glicerinë siç përmendin disa trushkulur në internet)

2 lugë gjelle sodë buke

2 lugë gjelle pluhur magnezi-kalciumi

2 lugë çaj ksilitol

2 lugë çaj kripë deti

20 pika vaj esencial menteje

Përgatitja

Vendosni të gjithë përbërësit e mësipërm në një tas të vogël dhe përziejini mirë derisa të krijohet një masë e trashë. Po të doni, ruajeni në një vazo prej qelqi. Lajini dhëmbët me të 3 herë në ditë./AlbStroka.com/

*Do t’ju rekomandoja të mos përdornit glicerinë por vaj kokosi. Përdorimi i glicerinës mund t’ju shkaktojë kalbje të brendshme dhëmbësh.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top