You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » PASION I GABUAR…

PASION I GABUAR…

albstroka-blog-lorena-stroka-perkthyese-gazetareShqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

L. Fourouklas

Kur gjendesha pranë teje e masja jetën me minuta… Doja të mësoja sa minuta, sa orë, sa ditë të lumtura jetova. Nuk ishin shumë! Dhe tani, ndërsa të flas për të gjitha këto, po e hedh jetën time në këmbët e tua… Falmë… se një zemër e lënduar jam dhe unë… Si të mos lëndohem kur të dua kaq shumë? Dua mjerimin e tanishëm dhe atë pakëz lumturinë e shkuar…

Mësova se ç’do të thotë lumturi kur të rrëfeva dashurinë time, kur të thashë sa shumë të doja… Për mua nuk kishte dhe aq rëndësi që ish një dashuri pa të nesërme… Aty ishe ti që unë doja, dhe kjo më mjaftonte për të qenë i lumtur…

Por, ja që fatkeqësia arriti të vendosë rregullat e veta, dhe lumturia rendi të fshihej. Ja ku buzëqeshja u bë dhimbje e lotë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top