You Are Here: Home » Kuriozitete » Pasagjerja terse!

Pasagjerja terse!

Nga Lorena Stroka

Violet Jessop ishte punonjëse e Kompanisë White Star Line – që siç është e njohur përmbyti tre anije të famshme: Olympic, Titanic, Britannic… Me dashuri të madhe për detin dhe udhëtimet në përgjithësi, arriti të ishte tre herë brenda anijeve që… u përmbytën, duke provokuar fatin “e mirë” të saj dhe surprizuar gjithkënd me tersllëkun që e ndiqte.

Tradicionalisht, kapitenët e konsideronin mbarësi praninë e një gruaje kur ngrinin spirancën, ndërsa nga ana tjetër nuk janë të pakta legjendat që bëjnë fjalë se deti qetësohet në pamjen e një gruaje lakuriq. Megjithatë, larg supersticioneve, historia e Violet fillon në vitin 1911 me anijen Olympic. Udhëtimi që pritej të bëhej në 20 shtator nuk kishte fund të mirë. U përplasë me një anije tjetër britanike, Hawk. Askush nuk pësoi asgjë, dhe kështu Violet vendosi të vazhdonte udhëtimet e saj në… det.

Ndalesa tjetër ishte Titaniku i famshëm. Çuditërisht, brenda bordit të anijes humbi jetën dhe kapiteni i Olympic, Edward J. Smith. Këtu, nuk duhet të injorojmë dhe praninë e ajsbergve në zonë, dhe të fajësojmë “këmbën e keqe” të Violet-ës. Sa për atë vetë, shpëtoi për qime, kështu tha të riprovokonte fatin e saj…

Pas një pushimi të shkurtër nga… përmbytjet… rradhën e kishte anija Britannic. Në vitin 1916, Violet shkoi të punonte si infermiere e Kryqit të Kuq në anije, e cila u përmbytë nëntorin e të njëjtit vit në Egje. Këtë herë, Jessop nuk arriti të vishte xhaketën e shpëtimit, prandaj kërceu në det, si rezultat i kësaj pësoi një goditje të fortë në kokë. Paradoksalisht, shpëtoi edhe nga përmbytja e tretë deri sa vdiq në vitin 1971 nga një atak në zemër. Thuhet se qysh pas tragjedisë së tretë nuk hipi më në asnjë anije tjetër./Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top