You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » GRATË TRADHTOJNË MË SHUMË SE BURRAT!

GRATË TRADHTOJNË MË SHUMË SE BURRAT!

Nga Lorena Stroka

Shumë hulumtime neurologjike kanë treguar se truri i femrës krahasuar me atë të mashkullit ka një ndërtim krejt të ndryshëm për sa i përket pjesës së “lidhjeve”. Hulumtimi i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar mbi tradhtinë bashkëshortore (2012) vjen për të vërtetuar këtë mendim.

Studimi i realizuar në 4000 njerëz tregoi se gratë janë më të “gatshme” në një tradhti të mundshme, duke pasur mesatarisht 2.3 dashnorë të fshehtë, në krahasim me burrat që kishin vetëm 1.8 dashnore.

Arsyet se pse njerëzit tradhëtonin ndryshonin sipas gjinisë. Arsyeja kryesore për burrat ishte kënaqësia seksuale, mërzitja brenda martesës dhe afirmimi i egos së tyre, ndërsa për gratë ishte mbulimi emocional, romantizmi dhe përforcimi i vetëbesimit të tyre.

Gratë ishin më të prirura të dashuronin dashnorët e tyre (57%), ndërsa vetëm 27% e burrave dashuronin dashnoret e tyre të fshehta. Gjithashtu, mbi 50% e tyre ishin të gatshme t’i jepnin fund martesës së tyre ligjërisht.

Gratë e mendojnë tradhëtinë më herët se burrat, këta të fundit tradhëtojnë pas 6 vitesh martesë ndërsa gratë brenda 5 viteve të para.

Mosha kyç që tradhtojnë gratë është rreth të 37-ve. Ndërsa te burrat vërehet rreth moshës 42 vjeç.

Të dy gjinitë janë dakord se monogamia është një gjendje e panatyrshme për njerëzit, pavarësisht se 76% e grave dhe 67% e burrave deklarojnë se ende i duan partnerët e tyre.

Mbi 80% e tyre do të qëndronin të martuar nëse tradhtonin ata vetë. 40% e grave dhe rreth 30% e burrave do të kërkonin divorc në rast se mësonin tradhtitë e bashkëshortëve të tyre./Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top