You Are Here: Home » Të ndryshme » Personalitete » PAS ÇDO SUKSESI FSHIHET NJË TRISHTIM I MADH!

PAS ÇDO SUKSESI FSHIHET NJË TRISHTIM I MADH!

nga Lorena Stroka

Mes nesh jetojnë njerëz me aftësi të kufizuara, njerëz që natyra u mohoi disa hire themelore, por që u dha forcë të madhe shpirtërore. Janë të shumtë dhe luftojnë çdo ditë për të jetuar sa më denjësisht pa kërkuar mëshirën e askujt.

 Sudha Chandran

Udhëtimi në Chennai të Indisë ishtë bërë psikozë për Chandran. Mungesa disamujore larg strehës familjare e kishte bërë të priste me padurim kthimin e saj në vendlindje. Pasi kishte përfunduar me sukses studimet pasuniversitare në Universitetin e Mumbai-t, Chandran realizoi udhëtimin e kthimit i cili fatalisht do të ndryshonte të gjithë jetën e saj. Një aksident autombolistik u bë shkak që t’i pritej këmba e djathtë. Pavarësisht nga goditja e fatit ajo nuk u dorëzua kurrë, me këmbë artificiale arriti të bëhej një nga kërcimtaret më të mira të Indisë. Aktualisht, pranon ftesa nga e gjithë bota për të kërcyer në aktivitete të ndryshme, ndërkohë që është vlerësuar me shumë çmime prestigjoze.

Marla Runyan

Dallon vetëm hije. Në botën e saj gjithçka është e mjegullt, megjithatë, vajza nga Eugenee Oregon u bë atletja e parë me aftësi të kufizuara që arriti të kualifikohej në Lojrat Olimpike të Sidnej. Marla Runyan doli tre herë kampione (Amerikë) në 5000 m dhe fitoi katër medaje në Lojrat Paraolimpike të Barcelonës. Në vitin 2001 botoi autobiografinë e  saj: Asnjë vijë përfundimtare. Jeta ime si e shikoj unë. Deri sot ajo ka një objektiv të qëndrueshëm. Të kapërcejë vetëveten.

Vincent van Gogh

Një shkëndijë tmerri u shfaqë para syve të prostitutës kur mori në duar një copë nga veshi i Van Gogh. Në mendjen e gjeniut dhe piktorit të përkryer kishte gjetur strehë “çmenduria” e cila qetësohej vetëm kur pikturonte. Gjatë karrierës së tij dhjetë-vjeçare kishte pikturuar më shumë se 900 telajo, që sot kushtojnë disa miliona dollarë. Van Gogh pikturonte për të balancuar brenda vetes një botë që ngjante e huaj në sytë e tij. U mundua disa herë t’i jepte fund jetës së tij… Përmes artit të pikturës arrinte të bënte për vete botën e huaj që e rrethonte. Vdiq më 29 korrik 1890 me disa fjalë: Trishtimi do të zgjasë përgjithmonë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top