You Are Here: Home » Të ndryshme » Personalitete » Para se të vetëvritej kërkoi që në pllakën e varrit të saj të shkruhej fjala: “HESHTJE”

Para se të vetëvritej kërkoi që në pllakën e varrit të saj të shkruhej fjala: “HESHTJE”

Nga Lorena Stroka

Për shumicën e njerëzve, Delta ishte një karakter mitik, një magjistare e vërtetë që nëpërmjet librave të saj ngjallte unikisht mitet dhe legjendat e Greqisë së Lashtë. Dashuria e pakufijshme që ndjente për bashkëatdhetarët e saj përshkruhej mrekullisht në çdo faqe të librave të saj.

Lindi në Aleksandri në vitin 1874, dhe u rrit në një mjedis të pasur por të mbyllur Grek. Qysh në vegjëli dallohej për ndjeshmërinë e veçantë që kishte, gjë që vështirësoi përshtatjen e saj në parimet strikte të familjes Benaki.

Në vitin 1882 familja e saj la Egjiptin për t’u vendosur në greqi. Në moshën 21 vjeçare u martuame afaristin e njohur të asaj kohe, Stefano Delta. Një martesë e cila i shërbente veç ambicieve të të atit të saj. Stefanos Delta, me arsimimin e pasur fanariot luajti rol kryesor në evoluimin shpirtëror të Pinelopit. Ishte ai që e solli në kontakt me rrymat nismëtare intelektuale të asaj kohe.

Pas katastrofës kombëtare (1897) dhe kthimin e bashkëshortit të saj nga lufta, familja u zhvendos në Aleksandri. Atje, në shkurt (1907) Pinelopi njohu dashurinë e vetme të jetës së saj, Iona Dragunin, i cili ishte transferuar aty si nënkonsull. Ajo ishte 31 vjeçe, e bukur por si kukull e qelqtë, ndërsa ai 26 vjeç, një burrë plot ide të zjarrta, ideale dhe vizione. Dy të rinjtë i lidhi një dashuri e pasionuar, të cilën më kot u munduan ta shuanin me kalimin e kohës. Distanca luajti rol parësor në ndarjen e tyre. Ajo jetonte në Aleksandri dhe Gjermani ndërsa ai në Aleksandropoli (Greqi).

Pinelopi përjetonte dhimbshëm dashurinë e dënuar. Ajo i përkiste atyre grave që donin të jetonin pa mbulesa e shtirje. Bëri dy përpjekje të njëpasnjëshme vetëvrasjeje. Nuk mundej dhe nuk donte ta fshihte dashurinë e saj, ndaj dhe i rrëfeu bashkëshortit të saj të gjithë të vërtetën duke shpresuar në lirinë e mundshme. Por gjithmonë pengohej para tabuve të kohës dhe përgjegjësive familjare që kishte si nënë dhe bashkëshorte. Marrëdhënia jashtëmartesore e saj mori fund në vitin 1912, kur dashnori i saj u lidh me një grua tjetër.

Qysh nga ajo ditë, Pinelopi u vesh me të zeza deri sa vdiq. Pasioni i saj për Dragunin, nuk u shua kurrë. Brenda dy mijë dorëshkrimeve ajo përshkruante në mënyrë unike çdo çast të lidhjes së saj me atë.

Diku aty, në atë kohë të vështirë, mes rrënojave shpirtërore, lindi shkrimtarja e madhe me vepra që do të linin gjurmë të pashlyeshme.

Ndërkohë që pena ishte bërë një ngueshëlluese e mirë për të, lajmi i vrasjes së ish dashnorit me urdhër të të atit të saj ishte një goditje jashtëzakonisht e fortë për shkrimtaren premtuese. Pavarësisht se ishin ndarë, ajo gjithmonë shpresonte se një ditë do të ribëheshin bashë. Në vitin 1925 një sëmundje e rëndë e mbërtheu në karrocë invalidi. Paraliza graduale e cila më vonë u bë e plotë i privoi dëshirën e fundit për të jetuar. Më 27 prill 1947 ndërsa trupat gjermanë hynë në Athinë, Pinelopi piu helmin që mbante gjithnjë me vete, para se të vdiste kërkoi që të varrosej në oborrin e shtëpisë, dhe mbi pllakë të shkruhej fjala: “HESHTJE”.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top