You Are Here: Home » Mjekësi » PANDEMIA E VITIT 1918 QË VRAU MBI 20 MILIONË NJERËZ!

PANDEMIA E VITIT 1918 QË VRAU MBI 20 MILIONË NJERËZ!

lorena-stroka-albstroka-wikipediaNga Lorena Stroka

Në vitin 1918 u shfaq pandemia e parë e shekullit të 20-të dhe ishte aq fatale sa vrau më shumë se njëzetë milionë njerëz në mbarë botën.

Gripi Spanjoll

Sëmundja u shkaktua nga një mutacion i virusit H1N1 dhe kishte simptomat e një gripi të zakonshëm. Në fillim, mjekët nuk e kuptuan që po përballeshin me një pandemi të rrezikshme ndaj dhe nuk rekomanduan asnjë masë parandaluese.

Një tipar i rëndësishëm i sëmundjes në fjalë ishte infektimi i moshave të reja, të cilat zakonisht nuk përfshiheshin në grupet e cenueshme të popullatës. Shumë prej të infektuarve me grip vdiqën brenda 24 orëve. Shkalla e lartë e vdekshmërisë erdhi si pasojë e kushteve jo të mira mjekësore të kohës, mungesës së antibiotikëve dhe spitaleve të papërshtatshme.

gripi-spanjoll-lorena-stroka-gazetare-albstroka-lajme-blogShumica e njerëzve që humbën jetën shfaqën infeksion respirator. Sa i përket vendit prej të cilit nisi ky grip, pavarësisht se gjerësisht njihej si Gripi Spanjoll, shkencëtarët mendojnë të ketë qenë Lindja e Largët, ndërsa ca të tjerë besojnë se rastet e para u shënuan në territorin Amerikan. Pavarësisht se nga nisi, një gjë është e sigurtë: sëmundja u përhap me një shpejtësi marramendëse dhe brenda disa muajve ajo preku një të tretën e popullsisë së botës!

Në atë kohë Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Parë Botërore dhe shumë amerikanë që udhëtuan në Evropë ishin mbartës të tij. Sidoqoftë, amerikanët nuk ishin të vetmit përgjegjës për përhapjen e sëmundjes. Emigrantët si dhe anijet tregtare bartnin gripin edhe në zonat më të largëta, siç është Arktiku. Besohet se përhapja e shpejtë e saj luajti një rol të rëndësishëm në shumë pjesë të luftës, fakt që çoi në lodhjen e trupave ushtarake. Në zonat e varfra të botës ku nuk kishte infrastrukturë, sëmundja vrau komunitete të tëra. Një nga vendet me vdekshmërinë më të lartë ishte India, ku numri i vdekjeve tejkaloi 10 milionë. Madje në disa zona ku numri i të vdekurve kapërceu çdo parashikim, u vërejt vështirësi e madhe në procesin e varrosjes, pasi varrezat nuk mjaftonin për të gjithë!

Gripi në Amerikë

Në Amerikë, gripi u shfaq në verën e vitit 1918. Fillimisht në qytetet bregdetare si Bostoni dhe Masaçuseti, ndërkohë që viktimat e para ishin punëtorët e porteve. Shumë shpejt, virusi goditi dhe pjesën tjetër të shteteve dhe autoritetet nuk ishin në gjendje të menaxhonin situatën e krijuar. Postera me udhëzime themelore për mbrojtjen nga gripi vdekjeprurës u afishuan në rrugët e Amerikës, ku ndër të tjera nënvizohej domosdoshmëria e vendosjes së maskës kryesisht për ata që lëviznin në rrugë…

Filadelfia ishte një nga shtetet më të mëdha humbëse. Numri i jetimëve u rrit aq shpejt, saqë autoritetet nuk dinin ku të strehonin fëmijët që mbetën papritur pa familje. Vlerësohet se viktimat e gripit në Amerikë ishin më shumë sesa viktimat e luftës. Gripi spanjoll u zhduk papritmas në vitin 1919. Kohëzgjatja e tij ishte vetëm 18 muaj, mjaftueshëm për të vrarë 20 deri në 40 milionë njerëz. Shifër e saktë nuk dihet pasi mjetet dhe burimet e asokohe ishin thuajse inekzistente./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top