You Are Here: Home » Kuriozitete » Pak fjalë për seksin!

Pak fjalë për seksin!

Nga Lorena Stroka

Miq të dashur, nuk e di në qoftë se e dini por në botë ekzistojnë disa ligje të çuditshme. Dëgjoni se ç’bëhet!

1. Në Indonezi ndëshkimi për MASTURBIM është shumë i rreptë, pra, çdo i masturbuar dënohet me kokëprerje. (Imagjinoni nëse ky ligj ekzistonte në Shqipëri, s’do kish mbetur kokë njeriu).

2. Në Liban është e ligjshme që burrat të kryejnë raporte seksuale me kafshë (mjafton që ato t’i përkasin gjinisë femërore). Seksi me kafshë të gjinisë mashkullore dënohet me vdekje. (E logjikshme nuk mendoni?!).

3. Në Hong Kong një grua e tradhëtuar ka të drejtë të vrasë burrin tradhëtar, mjafton ta kryejë me duart e saja. Dashnorja e tradhëtarit, nga ana tjetër, lejohet të vritet në çfarë do lloj mënyre. (Padrejtësi).

4. Në Cali të Kolumbisë një grua mund të bëjë seks vetëm me burrin e saj, dhe herën e parë duhet të jetë e pranishme nëna e saj për të vërtetuar faktin. (Nuk e kuptova këtë, ç’punë ka e ëma aty? Luan rolin e policit rrugor?!).

5. Myslimanëve u ndalohet të shikojnë organet gjenitale të të vdekurve. (Eh, le të lidhin sytë me shami).

6. Në Bahrain një mjek mund të ekzaminojë organet gjenitale të një gruaje, thjesht, ndalohet ta shikojë drejtpërdrejt në zonën kyç. Mund ta ekzaminojë përmes reflektimit të  pasqyrës –  (Të mori lumi po qëllove në një mjek të tillë!).

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top