You Are Here: Home » Mjekësi » Orizi i zi, ushqim i mrekullueshëm

Orizi i zi, ushqim i mrekullueshëm

Nga Lorena Stroka

Shkencëtarët Amerikanë zbulojnë se orizi i zi  (krejt i zhvlerësuar në Perëndim) dhe tepër i adhuruar në Kinë, mund të përbëjë një ushqim “mrekullibërës” për të gjithë ata që e preferojnë.

Në një studim të realizuar, u konstatua se ky lloj orizi përmban shumë komponentë ushqyes që luftojnë sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Shkencëtarët e Universitetit të Luizianës, duke analizuar disa mostra krundeje (nga orizi i zi) që kultivohet në shtetet jugore të SHBA,  zbuluan nivele shumë të larta antocianesh

Antocianet janë substanca me veti të forta antioksidante, që u japin frutave dhe perimeve  një ngjyrë  të theksuar, këtë mund ta vërejmë te manaferrat dhe specat e kuqe.

Është vërtetuar se antocianet kontribuojnë në mbrojtjen e arterieve dhe parandalimin e dëmtimeve në ADN që çojnë në kancer, sepse bllokojnë radikalet e lira të oksigjenit – një bashkësi molekulash shumë aktive.

Sipas dr.  Xhimin Hu, një lugë (supe) krunde (nga orizi i zi), përmban më shumë antociane se sa një lugë manaferrash, të cilat njihen si burimet më të mira të tyre. Gjithashtu, orizi i zi, përmban më pak sheqer dhe më shumë fibra bimore dhe vitaminë E.

“Përderisa manaferrat përdoren si “mburojë” shëndeti, pse të mos bëhet e njëjta gjë me orizin e zi edhe krunden e tij? Aq më shumë kur orizi është më  i lirë”, theksoi.

Shekuj më parë, orizi i zi, ishte “i ndaluar” në Kinë, sepse vetëm fisnikëve u lejohej ta konsumonin. Sot, përdoret kryesisht në vendet Aziatike. Orizi përdoret në sushi por edhe në lloje të ndryshme ëmbëlsirash.

Gjithashtu, Dr. Hu vlerëson se industria e ushqimeve mund ta përdorte shumë lehtë për krijimin e drithërave  që konsumojmë në mëngjes, pijeve, ëmbëlsirave dhe biskotave./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top