You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » Origjina e fjalës Pellazg

Origjina e fjalës Pellazg

pellazget-albstroka-lorena-stroka-prejardhjaPellg – Një fjalë që është krijuar nga një gjuhë, nuk mund të kërkohet me etimologji në asnjë gjuhë tjetër, por vetëm nga Gjuha Amtare që e krijoi, vetëm ajo gjuhë amtare ka fuqi shpjegimi në domethënien e saj !

Tash, cila është ajo Gjuhë Amtare që e krijoi një fjalë, si emërtim – dihet kur provohen gjuhët kryesore, nëse kanë fuqi shpjegimi fono-morfologjik dhe cila mund ta shpjegojë kuptimin e asaj fjale si emërtim.

Emri i cili u krijua nga një gjuhë, si fjalë, kompozitë, fjalë e thjeshtë apo e përbërë, nga gjuha amtare rrodhi, u formua në bazë të tingujve, diftongjeve, rrokjeve, si kontest morfologjik, leksikor që e përkufizon, objektin, subjektin, fenomenin natyror, emërtimin antropologjik, toponomastik, – hidronomin, etnonomin, botanomin, zoonomin – bionomin në përgjithësi etj., ku si përgjegjëse ato emërtime (nomime) na japin vet kuptimin e tyre vizual, audio-vizual, kuptimin si emër konkret apo si emër abstrakt – qoftë i natyrës së gjallë apo i natyrës së vdekur – dhe që i ofrohen më se afërti vet gjuhës së natyrës, prej të cilës u krijuan tingujt e parë, diftongjet e rroket natyrore !

Emri formon foljet e pjesët e tjera të ligjëratës gramatikore, pra, emri emëron, apo nomi nomon nomin, për atë edhe themi emri emëron emërtimin, si përkufizim formulues, duke na dhënë formulën e emërtimit. – Njeriu, me gjuhën e tij – u bazua në gjuhën e natyrës, në formën, vetitë fizike, vetitë psikike, veprimin, ndikimin, përsossh mërinë, pozitën, shprehjen e vet figurative apo zanore, tingëlluese, artikulimin e vet, apo paartikulimin, konkretitetin e abstaktitetin e objektit, subjektit, fenomenit, me përcaktimin përmes një përgjegjësie të tij, të saj, të tyre si grup elementesh, apo si një tërësi gjeneralë që ka objekti, subjekti apo vet fenomeni natyror, me përcaktimin e qenieve tokësore vepruese natyrore dhe hapësirës universale.

Përderisa dihet shkencërisht se emërtimi i popullit të parë njihet si populli i pellgut të ujit, populli i pellgut të detit dhe nuk thohet – populli i pellagut të detit – atëherë nuk mund të vie etimologjia e emrit nga fjala – pellag – por nga fjala – pellg – pellgu I ujit, pellgu i detit dhe si emërtim duhet të përcaktohet etnonomi – pellgaz – populli pellgaz, pellgazët, gjuha pellgaze – Pellgasishtja, kultura pellgaze, historiografia pellgazgjike, popujt pellgazgjik, ndërsa si toponom – Pellgania-Pellgazia.

Emri – pellazg si emërtimi i njeriut të popullit të pellgut të ujit, rrodhi nga fjala pellgase – pellg – pellgu (trajta e shquar), pellgjet (shumësi) – me të cilin kuptohet pellgu i ujit – nga gjuha amë e cila e krijoi si spikje skipe illire pellgazgjike dhe se duhet të jetë fuqimisht si emërtim i drejtë – pellgaz. Ndërsa si emërtim – pellazg mbeti në shkencë nga gjuhët greko-sllave si deformim i vet emrit në fjalë si etnonom – pellazg dhe toponom – Pellagonia. Poashtu, edhe fjalëformimi – arkipellgu, si pellgu I ndërtuar afër ujit, me banime njerëzish – arkipellg është edhe një deformim fono-morfologjik si arkipelag – pellgu arkitektural – arkipellgu.

Emrin – pellg-u kanë të drejtë ta thonë secila gjuhë sipas natyrës së saj linguistike, por ethymologjinë e fjalës e nxierrim nga gjuha Amë nga u krijua, duke shprehur vet gjuhën e natyrës.

Pellgu dhe Arkipellgu janë dy fjalë me burim nga e njeta rrënje fjale, pra, nga rrënja pellg – pellgu i ujit si fjalë shqipe edhe e sotme ballkanike.

Fjala arkipellg-u na përkujton arkitekturën e hershme pellgase – pellgasët si arkitektët më të hershëm të Antikuitetit deri tek pellgasët si arkitektë të Akropolit të Ethanës (Athinës, Athenës), arkitektët e Kullës së Babillonit, Hillionit e deri tek ndërtimet e njohura edhe të vonshme të Konstantinopolit, Arena e Romës, Arena e Pullës, arkitektët e amfitheatrove në natyrë : Theba, Kollosi i Rodit (Rodosi), në Sicilia, Apollonia, Butrinti etj. Dhe e gjithë struktura arkiteknike e tyre është e njëjtë, kudo që ndodhen edhe sot si monumente të arkitekturës së lashtë të antikitetit botëror.

Pellgazët njihen sot etnit e arkitekturës në rrafshin trekontinental : Azi Perëndimore, Afrikë Veriore dhe Evropë Jugore.

Në bazë të studimeve etnogjenetike të sotme dhe të kaluara, shqiptarët njihen pasardhësit e ilirëve të lashtë, kurse vet ilirët njihen si pasardhësit e pellgasve të stërlashtë, si populli I pellgut të ujit. Prandaj, shqipja e vjetër ka të drejtë për gjurmimin etimologjik të vet emrit – pellazg, siç thohet sot në shkencë. Shqipja si bija e drejtpërdrejtë e Ilirishtes dhe Pellgasishtes së stërlashtë, ka mundësi të ndihmojë në përcaktimin e fjalës – pellg-u për të mos humbur kohë e hapësirë shkencore, në hulumtimin rreth prejardhjes së vërtetë të fjalës, që të mos mbetet edhe më tutje si emër I papërcaktuar emri – pellazg.

Përkundër të gjitha shkrimeve antike, tek autorët e lashtë : Herodoti, Homeri, Hesiodi, Hekateu, Dionisi I Halikarnasit, Straboni, Ptolemeu etj., e tek autorët e shekujve të shkuar dhe deri tek autorët e sotëm – kemi shumë kontradikta lidhur me përcaktimin e emrit – pellgas ngase nuk u filluan studimet etimologjike të emrit në fjalë, pikërisht nga gjuha amtare, prej së cilës rrodhi etnonomi – pellazg, si nga emrat më të lashtë të Linguistikës Gjeneralë, që na lidhë me popullin e pare, respektivisht edhe me gjuhën e parë të njeriut.

Përderisa ka ekzistuar populli i pellgut të ujit atëherë medoemos do të ketë ekzistuar edhe gjuha e popullit të pellgut të ujit – gjuha pellgaze – Pellgasishtja “Njoftimet e autorëve të vjetër përkojnë në një pikë të rëndësishme, në faktin se ata mohojnë çdo lidhje midis pellgazve dhe fiseve të mëvonshme helene, përderisa, pellgazët i bënin vendas… kurse, Helenët ishin të ardhur” (Historia e Shqipërisë, Tiranë, fq. 49). Lidhur me ketë, studiuesi Muzafer Xhaxhiu, thotë : “Në saje të arritjeve të Historiografisë, të gjuhësisë dhe në veçanti, të arkeologjisë sonë në çështjen e autoktonisë dhe të kulturës së kombit shqiptar, është vërtetuar katërcipërisht, se banorët e lashtë të vendit tonë, kanë qenë ilirët dhe se shqiptarët janë pasardhësit e tyre. Këto arritje, kanë çarë tashmë rrugën, për të bërë kërkime dhe hulumtime të mëtejshme, për të arritur tek pellgazët”, kështuqë vetëm shqipja, mund të na japi fakte reale për përcaktimin e emrit – pellazg, si lidhje etno-linguistike shqipe – ilire – pellgase.

Homeri hillir – paraardhësit e ilirëve të lashtë I quante “pellgazët hyjnorë” atëbotë kur nuk kishte spekulime greko-sllave në historinë e lashtësisë dhe përvehtësime ashtu sikur edhe ai vet u përvehtësua e sot njihet gjojasi poet grek, kur nuk ishte, sepse në kohën homerike, grekët porsa erdhën në Ballkan. Vet Homeri thoshte se “jam nga zoti pellgas” dhe të gjitha personazhet e veprave të tija “Illiada” e “Odhisea” janë heronjtë e lashtësisë iliro-pellgazgjike : Akili, Hektori, Priami, Paridi, Asaraku, Odhiseu, Penellopa (ku vetëm shqiptarja e priti burrin 20 vjet, ashtu si e priti në shumë raste të dokumentuara me fakte konkrete deri në kohën tonë).

Emri – pellazg si etnonom me të cilin paraqitet populli i pellgut të ujit, e që në shkencën tonë të sotme, është hipotetizuar me prejardhje linguistike nga gjuha greke – pelagos – me kuptimin njerëz të detit, apo rrafshinë uji, nga fjala pelargos = lejlek gjoja si njerëz shtegëtarë, kjo është më tepër se një ëndërr spekuative për t’i hedhur hi syve botës, në mungesë të spjegimit shqip, pasi derisot nuk kishte ndonjë hipotezë shqipe të shtruar botërisht. Fjala greke pelagos – ka të bëjë me fjalën – pelargos=lejlek, kanjushë, por, jo me emërtimin e popullit të pellgut të ujit – pellgaz, pëllgazët dhe greqishtja nuk mund ta shpjegojë emrin – pellgas – përmes fjalës – pelazg, që mundësia për gjurmime etimologjike në këtë rast, nuk ta mbushë mendjen edhe kur dihet se grekët e pellgazët nuk kishin asgjë të përbashkët. Kjo farso u bë duke insistuar ne greqishten e vjetër, e cila u formua vet nga gjuha ilire me ndryshime fono-morfologjike e sufiksive – os, gjoja për tu dalluar si një gjuhë në vete ! A nuk është qesharake të krahasohen këto dy fjalë – pelagos e pelargos, gjoja për etimologji shkencore për emrin – pelazg – pellgaz, kur dihet se njëra fjalë – pelagos, është kuptimi I rrafshinës së ujit, kurse, tjetra – pelargos, është përcatimi në greqishte i emrit – lejleku, kanjusha dhe gjoja merret si deminutiv shtegëtimi i atij populli të pellgut të ujit ? Çfarë kuptimi ka kanjusha në rrafshinë uji – me pellgun e ujit, tokën, e tëvona, arkipelagun, në të cilin jetoi një popull me emrin e poatij pellgu – pellgaz ?

Etimologjia e emrit grek – pelargos. – Në vend që të përcaktohet emri – pellgaz (pelazg) nga fjala greke – pelargos = lejlek-u, mund të vijmë në një përfundim etimologjik shqip, se kjo fjalë mund të shpjegohet përmes shqipes.

Mendoj se, vet fjala greke – pelargos = lejlek-u, është me etimologji shqipe, ku formohet nga dy rrënje fjalësh – pe + larg + os = pelargos, që diftongu fillesë – pe – I kompozitës në fjalë, është marrë si diftongu që difton emrin – pellg-u, ndërsa pjesa e dytë e emërtimit – larg – kuptohet ndajfolje mënyre – larg, respektivisht, si folje: largoj (unë), largon (ti), largon (ai, ajo), largojmë (na), largoni (ju), largojnë (ata, ato). Apo, largohem, largohesh, largohet (njajësi) – largohemi, largoheni, largohen (shumësi). – Kurse si emër: largim-I-e-et, I,e,të larguar, I,e,të larguarë-a-at-et-it, larguar, me kuptimin e emërtimit të shpendit të largët – lejlekut, kanjushës, si zog shtegëtar I largët nga pellgu – pelargos – I skajuar me sufiksin grek – os.

Njohje gjermane. – Tëvona, studiuesit gjerman, etimologjinë e emrit – pellgaz (pellazg), e lidhi me një mënyrë tjetër të origjinës linguistike, si kompozitë e formuar nga dy fjalë, gjermanishte : bhel ezgo = degë e lulëzuar.

Kjo teori I shkoi përshtati edhe studiuesit Windekens – mbase të gjitha interpretimet me anën e greqishtes dhe të gjuhëve mediterane nuk po mund të na bindin, për prejardhjen e saktë të emrit – pellgaz (pellazg), ai mundohet të gjejë një pikëmbështetje arkimediane linguistike, si interpretim të mbështetur në “pellazgjishten” si gjuhë gjermanike paragreke, ku gjermanët e vetquajnë lashtësinë e gjuhës së tyre, si shkencë – indo-germanistika. Dhe përveç shumë studiuesve tjerë, Van Windekensi – si një nga mrojtësit kryesorë të kësaj teorie, arrin në një interpretim duke e krahsuar fjalën – pelazg, me origjinë linguistike me prejardhje nga një formë indo-gjermanike e lashtë – bhel ezgo, kështu : “Në ‘bhel ezgo’ Windekensi, sheh rrënjën indo-gjermanike bhel dhe prapashtesën ezgo – burbuqe, syth, degë… dhe arrin në një kuptim (me degë, apo me sythe) të lulëzuar – përdorur metaforikisht, për të shënuar forcën vitale të njerëzve” (F. L. Hyttenbach, “Pellazgët”, Vjenë, 1960, fq. 145).

Lidhur me këtë teori të Windekensit, studiuesi grek, M. Saqellariu, në veprën “Popujt parahellen me origjinë indo-evropiane”- Athinë, 1977, pohon se hipoteza e Van Windekensit, sipas të cilës etniku – Pelasgos e ka burimin në indoevropianishten “Bhelezgos” (degë e lulëzuar). Mirëpo, është ardhur këtu deri tek një teori duke u munduar të vërtetohet disi nga ana fonetike, por assesi nuk ka kurrfarë mundësie të vërtetohet nga ana semantike. Saqellariu, mendon duke shprehur si aprovim interpretimin e Windekensit, e duke menduar se vërtet e ka burimin nga greqishtja, duke mos iu përmbajt vet titullit si autor “Popujt parahellen…” duke u munduar edhe ta aprovojë teorinë gjermane, edhe ta lejë mjegull në etimologji greke !

Kontradikta e parë linguistike qëndron në aspektin linguistiko-historik, sesi ka mundësi, në përmasa indo-evropiane, të gjitha gjuhët i.e. janë gjermanike dhe kontradikta me vetveten greke të M. Saqellariut, se flet për popuj parahellen dhe nuk e din se grekët nuk kanë të bëjnë asgjë me pellgazët. E si përgjegje për të dy teoritë : nëse do të konstatohej drejtë, vet përcaktimi i shkencës linguistike i.e., do të duhej të quhej Linguistika indo-pellgazgjike.

Edhe pse, ajo teori çka konstaton Windekensi, gjen një vërtetim të plotë, po ta shohim fjalën – bhel ezgo – në analogji fonetike dhe semantike shqipe, brënda shqipes si – bhel = bulë, dhe në deminutivin – bulëz, bulza, që na del folja shqipe – bulëzoj – përsëri edhe vet fjala gjermane – bhel, është po ajo fjalë me etimologji burimore me rrjedhë iliro-pellgazgjike nga pellgasishtja bul(ë)=bhel, kuptimi për fjalën – degë-a. Fjala shqipe – bulë, bulëza, bulëzon, është një deminutiv i fjalës – lulë, lulëza, lulëzon, që është kuptimi i shpërthimit të sythit të lulës së frytit të bimës në degë – bulë, bula, bulëzimi. Kjo fjalë shqipe e vjetër – bulë, formoi edhe fjalën i.e. – bulevard, bulevardi, ku të dy fjalët e kësaj kompozite – bule+vard, janë fjalë shqipe, me kuptimin – vardi I bulëzuar anash, rrugë e gjatë me drunj, pemë, bimë të buluara, vardi (nga emri, hidronomi – Vardari – Vazhdari, lumi që vazhdon gjatë – lumi i gjatë Ilirian). Ndërsa, këtu e kemi shprehjen shqipe – vardi me bula anash, vardi me bimë të buluara (bulëzuara), vazhdi me bula – vardi me bula – Bulevardi. Pra, fjala gjermane – bhel ezgo, jo që e shpjegon kuptimin e fjalës – pellazg, por vet kjo fjalë është me kuptimin e prejardhjes shqipe të vjetër – bhel ezgo = bulëza, ku tingulli z, formon kuptimin – bulëzim, lulëzim i bulës, si syth bule, fill lulje e frytit të bimës, zanafill fryti.

Popujt pellgazgjik – Evropa pellgazgjike. – Duke u nisur nga faktet fonomorfologjike linguistike e leksikore, semantike mund të vijmë në një konkludim të përbashkët shkencor, se vet rrënjët e ilirishtes formuan të gjitha gjuhët indo-evropiane dhe të gjithë popujt e vjetër evropian, lidhen shkencërisht me emrin – pellgaz (pelazg) sikurse : thrrako-pellgazian (pelazgian), dako-pellgazian, romano-pellgazian, galo-pellgazian, germano-pellgazian, franko-pellgazian, anglo-sakson-pellgazian, kelto-pellgazian, thrrako-illiro-frigian (Frigët illirian në Azi të Vogël) etj. Unë shohë se të gjitha gjuhët i.e. përbëhen nga rrënjët pellgasishte, iliro-pellgaze të lashtë, kurse, me formimin e gjuhës thrrake të lashtë, si gjuhë iliro-pellgazgjike, të gjitha gjuhët i.e. ndahen në dy nëngrupe, nga grupi linguistik indo-europian, në :

  • a. gjuhët euro-perëndimore, si gjuhë iliro-pellgazgjike, ndërsa,
  • b. gjuhët euro-lindore, si gjuhë thrrako-iliropellgazgjike.

Popujt evropian formuan kultet e kulturave të tyre, pikërisht duke u bazuar në elementet iliro-pellgazgjike dhe si të tillë njihen si popuj iliro-pellgazgjik “elementi pellgazgjik ai që ka ushqyer rrënjët e tyre dhe që ka sjellë kaq veçori analoge në formimin e tyre psikik, në kulturën materiale e shpirtërore (duke folur për shqiptarët e grekët N. M.)… për t’iu ofruar botës pellgazgjike duhet pasur para syve vizion tërësor historik dhe parahistorik në lidhjet e tij të mbrëndshme. Dhe ky vizion, mund të përfitohet kur operohet jo vetëm me nocionet e arkeologjisë, e etur përjetësisht edhe për një fragment stele, apo amorfe, me nocionet e gjuhësisë, shkencë jo plotësisht e saktë, ku jo rrallë ka luhatje të ndryshme të interpretimit të ligjeve të saj, por edhe me mjete tjera, duke arritur deri tek fantazia, intuita, deri tek vizioni romantik e patriotik, deri aty ku racionalizmi mbaron së verpruari” (Muzafer Xhaxhiu, Studio albanica, 1970,1).

Elemente pellgazgjike, që sot nënkuptohen prej Homerit, me shprehjen e tij “Pellgaz Hyjnorë” ku vetëm fjala ‘hyjnor-e-ja, hyjnia, hyjnitë, hyjnesha-t, ka mbetur si dokument linguistik shqip, për ta përcaktuar emrin – ilir – hillir-hyllir (ilir), si hyllir hyjnorë, njerëz hyjnorë – njerëz që emërtuan yjet (hyjet e qiellit), emrat e tyre janë sot emrat e yjeve universal të Universit (vet veprat e Homerit, janë përkthyer e përshtatur në greqishte, nga ilirishtja dhe origjinalet janë zhdukur, tok me të gjitha veprat ilirishte, 90 tragjedi e Eskillit e të tjerëve dietarë Ilirian).

Poashtu Herodoti, kur thotë se “…hellenët i morën këta emra nga Pellgazët”, ndërsa mythologu, P. Grimal thekson se “kur erdhen hellenët në brigjet e Mesdheut, ata gjetën aty hyjni e kulte, kuptimin e të cilave nuk e njihnin”,- poashtu Thuqididi, duke folur për Helladën, thotë se ajo nuk ekzistonte më parë, “dhe se emrin ia kanë dhënë asaj, fiset e ndryshme, më tepër pellgazët”. “N’iebuhr i bënte pellgazët popullin më të përhapur në Europë, parase të fillonte Historia e Greqisë” (G. Dottin “Popuj të vjetër të Evropës” – 1916, Paris, fq.129).

Pellgazët mendohet të jenë dukur edhe para mijëvjeçarit të IV p.e.r. në hapësirën mesdhetare dhe egjeane, mendojnë disa dijetarë, historian. Si rrjedhë kronologjike dhe në lidhje gjenetike iliro-pellgase kemi sot dy teza të njohura : njëra thotë se ilirët janë fis pellgaz, degë e trungut pellgazgjik, kurse tjetra thotë se, pellgazët janë fis Ilirian. Studiuesi Hyttenbach, në veprën e tij “Pellazgët”, i pranon pellgazët si ilirë, jovetëm në Thesali dhe Epir, por edhe në Makedhoni, Pelloponez, Troadë (Trojë), Atikë, Azi të Vogël, Kretë e ujdhesa tjera egjeane edhe në Itali. Tash, a janë pellgazët fis Ilirian, apo ilirët një fis pellgazgjik, na trajtojnë të njëjtën lashtësi etnogjenetike, të dy teoritë shkencore i.e., si çështje ende të hapura, por, që thonë të njëjtin përfundim, se iliro-pellgazët, apo pellgazo-ilirët janë paraardhësit e stërlashtë, stërgjyshër të shqiptarëve ballkanik të sotëm.

Pellgazologu, Hyttenbach, jovetëm që i pranon pellgazët si ilirë, në Epir e Thesali, Makedhoni, Trojë (Troadë), Azi të Vogël, Thrrakë, Pelloponez etj., por thotë se “ky unitet i gjerë qytetërimesh, të tërësisë ballkano-anatoliane dhe ky rend kronologjik i evolucionit të tyre në periudhën e kalimit nga neolitiku në atë të metaleve, na çon në përfundim, që rruga e përshkruar nga të parët e ilirëve, duhet të kërkohet në gjysmën e mijëvjeçarit të Tretë (III) p.e.r.” atëbotë, kur bota ilire ishte në kulmin e lulëzimit të saj kulturo-historik, si kohë parazeusiane e Olimpit Ilirian, atëbotë kur lulëzonte rrjedha kronologjike e Kronit pellgazgjik, të cilin e mbuloi epoka zeusiane edhe si periudhë mitologjike, edhe si periudhë historiko-shkencore e antikitetit ilirik.

Tash, mund të shtrohet pyetja thjeshtë : a duhet të përcaktohet emri – pellazg si paraardhësi i ilirëve dhe shqiptarëve të sotëm, përmes fjalëve greke – pelagos e pelargos, apo nga gjuha shqipe, si gjuhë iliro-pellgaze përmes fjalës – pellg – pellgaz – si populli i pellgut të detit, kur dihet se shqipja është bija e ilirishtes dhe pellgasishtes, gjuha e paraardhësve iliro-pellgazgjik ? Natyrisht, Shqipja përcakton emrin e paraardhësve pellgaz !

Të shohim tash në bazë të natyrës së gjuhës se si tingëllojnë fono-morfologjikisht dhe semantikisht, zotat e antikitetit iliro-pellgazgjik, me emërtimet e tyre, për të vërtetuar jovetëm shpjegimin shqip të tyre në mënyrë etimologjike, kur shqipja I ka si emërtime paraardhëse të saja – por, se Shqipja është vet Gjuha e Perëndive të Olimpit iliro-pellgazgjik – skipe ilire-pellgaze.

  • 1. Zeusi… zoti suprem, zojsi suprem
  • 2. Apolloni… zoti i diellit
  • 3. Poseidoni… zoti i detërave
  • 4. Hermesi… zoti i fshehtësisë
  • 5. Klimnestra… perëndia e klimës, motit – klima nestra (nesër)
  • 6. Aresi, Marrsi… zoti I luftërave, marrësi i jetërave në luftëra – Marsi
  • 7. Dionisi… zoti i argëtimit,
  • 8. Ethana, Athena, Thana… perëndia e të folurit, mbrojtjes dhe e bimëve
  • 9. Afrodita… dita afron, perëndia e ditës, e bukurisë dhe dashurisë
  • 10. Hera… perëndia e qëndresës, fuqisë qiellore
  • 11. Dhemetra… perëndia e bujqësisë – ama e dheut, arës së bukës
  • 12. Artemidha… perëndia e arteve dhe e gjuetisë – arte m’I dha, m’I dha artet

Këta 12 perënditë illiro-pellgazgjik, jovetëm në pikëpamje mythologjike, si drejtues të njeriut e botës së lashtë, ky numër 12, jovetëm që është numri I 12 muajve të vitit të kalendarit illiro-pellgazgjik – por, edhe derisot, ky numër është përcaktues I 12 fiseve shqiptare: Hoti, Gruda, Gashi, Berisha, Krasniqja, Thaçi, Kastrati, B’tyçi, Kelmendi, Shala, Shoshi e Morina.

Poashtu, ky numër 12 tek shqiptarët është edhe përkufizimi I këshillit gjykues, si ent gjykimi zakonoro-juridik, si gjyq popullor – gjykatë drejtësie, ku ndahet drejtësia: betime, rregullime pronësoro-juridike, pajtime gjaqesh, gjykime veprash penale, rregullime problemesh finansiare, gjykime dhe ekzekutime administrativo-pronësore, rregullime problemesh familiare, martesore, trashigimore, etj., – si formë e juridiksionit shtetëror në Kosovë derisot në shek. XXI. – Përmes 12 Pleqve, apo 12 Prijësave të 12 Fiseve, si Paria e 12 fiseve shqiptare në fjalë, u formua si gjykatë popullore me emërtimin – Pleqnia – Plakonia – Kuvendi I Pleqve shqiptarë.

Plakonia shqiptare e sotme, si forum zakonor juridiksional, na përkujton Plakoninë illiro-pellgaze të lashtë – Gjykimi me 12 Pleq, apo Betimi me Njëzetekatër (nga dy prijësa-princa për çdo fis), është edhe sot në shprehjet shqipe si: “Njëqint gjaqe bëhen dhe në fund nuk kanë care pa u ulë në çergë me 12 Pleq në Plakoni / Duhet patjetër me dalë n’Plakoni / Beja bahet me 12 Pleq edhe me 24 / Qysh ta ndanë Pleqnia – nuk guxon me luejtë / Ta bajë benë me 24 / etj. Pakonia shqiptare ka rregulluar problematikën ekzistenciale – si një Gjyq i Popullit në funksion edhe nën shtete e pushtete të huaja shekullore. Mythologjia illiro-pellgazgjike, si trashigimi etnogjenetike reale pasardhëse deri tek shqiptarët ballkanik, është përciellë me përkushtim të plotë nga mythi deri tek Realja – respektivisht, duke I spjeguar ethymologjikisht 12 zotat e Lashtësisë.

Ndërsa, sa për kuriozitet linguistik, për ta shikuar e ndjerë natyrën e gjuhës, se të kujt janë vërtet, zotat e antikuitetit, të shohim perënditë greke të kohës: Hypsistos (zoti i qiellit), Chthonios (zoti i nëntokës), Moiraia (Athena), Grairae, Graces (grekët e sotëm), Melaina (Afrodita), Teleia (e begatisë), Hesperidea, Leukothea, Letos, Hestia, Eileithyia etj. (“Zotat e grekëve” sipas Karl Kerenyi-t). A nuk janë këta zota grek, si emërtime të natyrës së gjuhës greke, që dallojnë nga zotat illiro-pellgazgjik ?

Natyra e gjuhës preokupon të rishqyrtojë linguistikën me mënyrat fono-morfologjike e semantike, në emërtimet e lashtësisë, si rishqyrtim i Historisë.wikipedia

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top