You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » ORA IME NDALOI NË… SHTATË FIKS

ORA IME NDALOI NË… SHTATË FIKS

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

nga i mrekullueshmi Jorge BUCAY

Në një nga muret e dhomës sime rri varur një orë e bukur dhe e vjetër që nuk punon më. Akrepat e saj tregojnë gjithmonë të njëjtën orë: shtatë fiks. Pothuajse gjithmonë, ora është veç një stoli e pavlerë mbi një mur bosh. Megjithatë ka dy çaste gjatë ditës, dy çaste kalimtare, që ora e vjetër duket sikur ringjallet nga hiret e veta si feniksi.

………………………………………………………………..             ……………………………………………………………….

Në qoftë se dikush shikon orën e vet në ato dy çaste, do mendojë se punon mrekullisht… Por sapo të kalojë ai çast, orët ndalojnë së punuari dhe akrepat vazhdojnë rrugën e tyre monotone, ora ime e vjetër humb hapat e saj e mbetet besnike fiks në orën që ndaloi së punuari.

Unë e dua këtë orë, sa më shpesh flas për të, aq më shumë e dua. Ndiej se i ngjaj gjithnjë e më shumë. Edhe unë kam ndaluar në një çast. Edhe unë ndihem i i ngecur dhe i palëvizur. Deri në një farë mënyre edhe unë jam një lloj stoli e kotë në një mur bosh./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top