You Are Here: Home » Shkencë » Astronomi » OQEAN I NËNDHESHËM NË TITAN

OQEAN I NËNDHESHËM NË TITAN

Nga Lorena Stroka

Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtar studiuan të dhënat e dërguara nga skafi Cassini, që vitet e fundit është duke eksploruar Saturnin dhe hënat e tij, dhe arritën në përfundimin se më i madhi i tyre, Saturni, ka një oqean gjigand të nëndheshëm. Sipas studiuesve, oqeani në fjalë është më i madh se të gjitha oqeanet e Tokës së bashku. Thonë gjithashtu se ka kushte të favorshme për ekzistencë jete atje.

Studiuesit e Universitetit Sapienza në Romë dhe të Universitetit Cornwell në SHBA studiuan të dhënat që regjistroi Cassini nga fusha magnetike e Titanit gjatë 2006-2011. Përqëndruan vëmendjen e tyre te ndryshimet që ekzistojnë sa në fushën magnetike po aq dhe në formën e Titanit gjatë lëvizjes orbitale me Saturninin dhe ndërveprimet që ndodhin gjatë saj.

Argumentojnë se pjesa e brendshme e Titanit “deformohet” në një mënyrë të tillë që si shpjegim i vetëm mund të jepet vetëm ekzistenca e një oqeani nën shtresën e akulltë të tij. Sipas hulumtuesve lëvizja orbitale e Titanit krijon fenomene të ngjashme me ato që shkakton ajo e Hënës, si për shembull ajo e baticave. Siç është raportuar, oqeani i nëndheshëm i Titanit “fryhet” dhe “shfryhet” në mënyrë të ngjashme me atë të baticave tokësore.

‘Përfundimi ynë është se ka një shtresë të lëngshme nëntokësore që përmban ujë”, përmend Luçiano Les, anëtar i ekipit hulumtues. Hulumtuesit vlerësojnë se vëllimi i ujit në dispozicion është më i madh se ai i të gjitha oqeaneve të Tokës së bashku. Së fundi, spekullojnë se oqeani nëntokësor përmban molekula organike që lidhen me ekzistencë jete në të./AlbStroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top