You Are Here: Home » Mjekësi » NJIHUNI ME PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË BIRRËS

NJIHUNI ME PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË BIRRËS

PERFITIMET-SHENDETESORE-TE-BIRRES-ALBSTROKA-BLOG-SHKRIME-NGA-GAZETARJA-LORENA-STROKANga Lorena Stroka

Si të gjitha pijet alkoolike, ashtu dhe birra nuk shquhet për dobishmëritë e saj në trupin e njeriut. Megjithatë, nëse konsumohet në sasi të moderuar mund të veprojë si “mburojë” e organizmit ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Birra është një ndër të paktat pije që përmban fibra bimore, pasi siç e dini ajo është e përbërë nga elbi dhe gruri i përpunuar, të cilat veprojnë si “pastrues natyror”. Shkencërisht është vërejtur se redukton kolesterolin e keq, ul oreksin dhe kontrubuon në humbjen e peshës.. Në mënyrë të veçantë, konsumi i birrës:

Ju mbron nga inflamacionet dhe infeksionet

Flitet se birra mund të parandalojë infeksionet bakteriale. Hops-i një përbërës kryesor që përdoret për prodhimin e birrës ka veti të forta antimikrobiale dhe antivirale. Pra, konsumi i një sasie të caktuar birre mund të përbëjë mënyrën më të mirë për parandalimin e sëmundjeve infektive, duke përfshirë këtu dhe ftohjet e zakonshme.

I mirëmban muskujt të fortë

Konsumi i një shishe birre në ditë mund të zvogëlojë humbjen e masës së kockave. Nga ana tjetër, mbikonsumi i saj, mund të shkaktojë një mori problemesh si: lodhje, marrje mendsh, të fikët, mungesë oreksi, shikim të turbullt etj., etj.

E pasur me vlera ushqyese

Birra e errrët është e pasur me vitamina dhe antioksidantë të shumtë. Antioksidantët ju mbrojnë nga stresi oksidativ. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, stresi oksidativ është fajtori që fshihet pas plakjes dhe sëmundjeve (shumë herë) të pashërueshme si kanceri dhe diabeti. Të njëjtat substancat ushqyese i mbajnë muskujt të fortë dhe fleksibël./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top