You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » NJERIU QË FLISTE RRJEDHSHËM 68 GJUHË!

NJERIU QË FLISTE RRJEDHSHËM 68 GJUHË!

lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-artikuj-gazeta-albstroka-gjuhe-te-huajaNga Lorena Stroka

Nga shumëkush Emil Krebs është cilësuar si gjeniu më i madh në fushën e gjuhësisë. Punonjësi i Ministrisë së Jashtme gjermane fliste dhe shkruante rrjedhshëm 68 gjuhë të huaja, ndërkohë që deri në vdekjen e tij kishte studiuar edhe 120 të tjera. Ai lindi në vitin 1867 në Silesian e Poshtme dhe ishte fëmija i parëlidur i një familjeje shumëanëtarëshe.

Në moshën 9 vjeçare Krebs-it i ra në dorë një fjalor franko-gjerman, të cilin e përvetësoi brenda një kohe relativisht të shkurtër, pavarësisht mosnjohjes së shqiptimit të drejtë të fjalëve. Në moshën 22 vjeçare ai zotëronte plot dymbëdhjetë gjuhë, tetë prej të cilave i kishte mësuar në mënyrë individuale.

Në vitin 1893 Ministria e Jashtme gjermane e dërgoi si përkthyes në Pekin, ku punoi dhe jetoi 25 vjet, deri në përfundimin e marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Kinës për shkak të Luftës së Parë Botërore.

Pas kthimit të tij në Berlin, Krebs filloi të punonte në departamentin e përkthimit të Ministrisë, duke kontribuar kështu në përkthimin e dokumenteve zyrtare në më shumë se 40 gjuhë. Dashuria e tepërt për gjuhët shumë herë e nxiste të punonte me orare të zgjatura, deri në 3:00 të mëngjesit. Gjeniu më i madh i tëra kohërave vdiq më 31 mars 1930 si pasojë e një goditjeje në tru, në kohën kur karriera e tij e përkthimit kishte arritur kulminacionin e vet./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top