You Are Here: Home » Kuriozitete » Njeriu “mundi” gjarpërin

Njeriu “mundi” gjarpërin

Nga Lorena Stroka

Me fat ishte një burrë nga Najrobi, i cili arriti të shpëtonte nga një gjarpër gjigand që ishte mbështjellë përreth tij, duke mos patur rrugëzgjidhje tjetër ai u detyrua ta kafshonte. Gjithçka ndodhi javën e shkuar, kur fermeri Ben Niaube kishte shkuar për të punuar në arat e veta.  “Shkela mbi diçka të butë dhe papritur pashë një gjarpër që mbështillej rreth këmbës time”, deklaroi fermeri në gazetën Daily Nation. Kur pa se gjarperi po e shtrëngonte gjithnjë e më shumë, vendosi të merrte masa të rrepta:“Duhej ta kafshoja”. Mesa duket ky veprim spontan i shpëtoi jetën fermerit të guximshëm, i cili menjëherë bëri thirrje për ndihmë të specializuar./AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top