You Are Here: Home » Mjekësi » PSE DISA NJERËZ LINDIN ME GJAK BLU?

PSE DISA NJERËZ LINDIN ME GJAK BLU?

Nga Lorena Stroka

Anglezja 12 vjeçare, Polly Neti, është një vajzë e zakonshme, por, me gjak ngjyrë blu. Kur lindi, qendra hematologjike u bëri të ditur prindërve të saj se ajo do të zhvillohej normalisht. Kur ata pyetën se pse lindi me gjak blu dhe jo të kuq? Përgjigjia që morën i la pafjalë: “përgjegjëse për këtë dukuri është nëna e saj, e cila para se të mbetej shtatzënë, merrte shumë kontraceptivë”.

Mjeku i Polly, profesor në Qendrën Hematologjike të Londrës, Efresi Robert, shpjegoi: “Në botë ka rreth 7000 persona me gjak ngjyrë blu. Hekuri në gjakun e tyre, zëvendësohet nga bakri, por, pa ndryshuar funksionet e tij, ngjyra blu-vjollcë rezulton nga përzierja e bakrit me hekurin”.

Shkencëtarët nënvizojnë se personat me gjak blu nuk vuajnë nga sëmundjet e zakonshme të gjakut – bakteriet dështojnë të sulmojnë qelizat e bakrit. Gjaku blu koagulohet (mpikset) më shpejt, akoma dhe lëndimet më serioze nuk shkaktojnë hemorragji/gjakderdhje.

Vërtetohet se shprehja “gjak blu” është një shenjë e origjinës fisnike – aspak e rastësishme nuk mendoni? Shumë prej kalorësve fisnikë kishin me të vërtetë gjak blu – dhe kjo ndodhte për shkak të armatimeve prej bakri që shpesh herë mbanin me vete.

Profesori theksoi gjithashtu se gjaku blu, është zhvillimi i gjakut – pasi gjaku ngjyrë blu sulmohet më pak nga bakterIet dhe koagulohet (mpikset) tre herë më shpejt se gjaku normal./albstroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top