You Are Here: Home » Kuriozitete » FOTO/ KY ËSHTË TEMPULLI QË “PËRQAFON” TË GJITHA FETË

FOTO/ KY ËSHTË TEMPULLI QË “PËRQAFON” TË GJITHA FETË

albstroka-bahai-lorena-stroka-shkrime-1Nga Lorena Stroka

Një tempull ndryshe nga të tjerët që “përqafon” të gjitha fetë pa dallim, quhet Bahai dhe gjendet në Kili. Qëllimi i ndërtimit të këtij tempulli është tërheqja e sa më shumë besimtarëve nga e tërë bota, pavarësisht fesë, gjinisë, ngjyrës apo statusit social të tyre.

Sa i përket projektimit të tij, ai është krijuar në mënyrë të tillë që të mishërojë bashkimin e njerëzimit, i cili përbën dhe thelbin e besimit Bahai, e një feje të pavarur, themeluar në shekullin e 19-të në Iran. Tempulli në fjalë, është i teti në rradhë, ndërkohë që shtatë të tjerët gjenden në Amerikën e Veriut dhe në Indi.

Pamja e tij është aq impresionuese, sa dhe për së largu ta kundrosh, lehtësisht dallon përputhjen harmonike me peizazhin e Andeve.

albstroka-bahai-lorena-stroka-shkrime-2

Tempulli përbëhet nga nëntë panele të tejdukshme prej qelqi, në formë krahësh, dhe është rreth 27 m i lartë. Gjithashtu ka nëntë hyrje që simbolizojnë mirëseardhjen e vizitorëve nga të gjitha anët e tokës për lutje dhe meditim.

Përballë kësaj sfide arkitekturore, Hariri (arkitekti) së bashku me ekipin e tij, ishin në kërkim të diçkaje origjinale, larg çdo gjëje të ngjashme me xhami, sinagogë apo kishë të zakonshme, pasi kjo do të nxiste armiqësi mes vizitorëve me besime të ndryshme.

albstroka-bahai-lorena-stroka-shkrime-3

Drita, ishte një tjetër hollësi e rëndësishme që arkitektët duhej të merrnin parasysh për formën përfundimtare të tempullit, pasi siç dihet, ajo është universale dhe shërben si simbol pandashmërie. Me të hyrë brenda, vizitorëve u jepet përshtypja se po eksplorojnë qiejt, porsi lulet e diellit. Gjatë ditës, drita depërton përmes xhamave duke llamburitur mermerin e bardhë në brendësi, ndërsa në orët e mbremjes, perëndimi i diellit shkëlqen magjishëm./albstroka.com/

© AlbStroka.com

albstroka-bahai-lorena-stroka-shkrime-4

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top