You Are Here: Home » Kuriozitete » NJË PLAZH BRENDA MALIT!

NJË PLAZH BRENDA MALIT!

Nga Lorena Stroka

Plazhi më spektakolar i botës ndodhet në një nga zonat më të mënjanuara të planetit, më konkretisht në ishujt e famshëm Marieta në Meksikë. Në “zemrën” e një mali të krijuar nga shpërthime të përsërituara vullkanesh qysh nga 1900 e më vonë, vizitorët kanë fatin të shikojnë nga afër një mrekulli natyrore që nuk gjendet askund tjetër.

Plazhi i vogël brenda malit krijon një peizazh të veçantë. Qasja në të realizohet vetëm me skaf ose not (15 m larg). Ishujt Marieta përbëjnë një parajsë të pabanuar, në vitin 1960 u karakterizua park kombëtar, pas protestës globale për shkak të stërvitjeve ushtarake që Meksika kryente atje.

Jean Jacques Cousteau, i cili herë pas here realizonte udhëtime me karakter kërkimor në arkipelagët e ishujve bëri të njohur në mbarë botën  gjendjen që mbizotëronte atje. Pas një sërë reagimesh masive, Meksikanët u detyruan të tërhiqeshin duke ndaluar kështu  çdo veprimtari ushtarake në ishujt Marieta.

Përveç notit, peshkimit dhe lundrimit me varkë, çdo lloj aktiviteti tjetër është i ndaluar në zonë. /Albstroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top