You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » NJË NATË ME TY…

NJË NATË ME TY…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Të shkruaj se të dëshiroj, ashtu sikurse të telefonoja dikur nga epshi që ndieja për ty. Jo që të të them e të më thuash njërën apo tjetrën, por që të të prek me tingullin tim, dhe të më prekësh me tëndin, që të rrëshqas në frymën tënde, në të qeshurën tënde, brenda heshtjeve të tua.

Thellë në labirintin e receptorit që mbaja në vesh përfytyroja shtratin më erotik…

Për këtë, ngjitesha pas telefonit…

Për këtë arsye, gjeja justifikime e të telefonoja….

Të doja aq sa u mundova të gjeja tjetër. Që të kufizoja deri diku llahtarinë torturuese që kisha për ty, ta zvogëloja, ta zbusja… Më shumë e bëra për të kufizuar pasigurinë e tmerrshme që më brente, në rast se më lije, të kisha një tjetër rezervë…

Nga pasiguria… Si atëherë, kur isha i vogël, mbaja gjithmonë me vete shumë stilolapsa të njëjtë, nga frika se mos më mbaronin dhe mbetesha në provim./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top