You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » NJË MËNGJES TË BUKUR- JACQUES PREVERT

NJË MËNGJES TË BUKUR- JACQUES PREVERT

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Jacques Prevert

S’i frikej askujt,
nga asgjë s’kish frikë.
Një mëngjes të bukur,
iu duk sikur pa diçka.
Por tha: “është hiç”.
Dhe kish të drejtë,
sipas logjikës së tij,
padyshim ish hiç.
 
Po të njëjtin mëngjes.
iu duk sikur dëgjoi dikë,
shkoi hapi derën,
pastaj e mbylli përsëri: “s’ka njeri”.
Dhe kish të drejtë,
sipas logjikës së tij,
padyshim s’kish njeri.
 
Papritur pati frikë,
kuptoi se vetëm ish,
ose më mirë, jo plotësisht,
dhe, atëherë, pa HIÇIN,
që përballë e kish./AlbStroka.com/
 

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top