You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » NJËHERË E NJË KOHË…

NJËHERË E NJË KOHË…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Pra, një herë e një kohë… në një rrugë plot gurë, atëherë kur ende kishte rrugë të tilla, jetonte një gur…

Nënë, babë nuk njohu kurrë, dhe as nuk e dinte se kur lindi… Gurët siç e dini, jetojnë kaq shumë vite, sa harrojnë moshën e tyre. Madje, ca prej tyre janë shumë të lashtë, aq sa epoka e gurit, në qoftë se keni dëgjuar ndonjëherë për të…

Mirëpo një gur akoma dhe nëse është kaq i lashtë, mund të jetë i parëndësishëm, me fjalë të tjera, të gjithë gurët janë të parëndësishëm, të pavlerë, me përjashtim të atyre që u bënë statuja, tempuj ose atyre që i quajnë gurë të çmuar dhe i fshehin brenda kutive prej hekuri.

Guri ynë ishte fare i parëndësishëm… s’ia vlente as ta shkelmoje… Ishte i vogël dhe pa formë të mirë, nuk ishte as i rrumbullaktë, as katror, as drejtkëndor… Ngjyra gri e zbehtë, e bënte akoma më të pavlerë, se dhe rruga kishte të njëjtën ngjyrë, dhe me vështirësi e dalloje./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top