You Are Here: Home » Mjekësi » Një hap… para jetës artificiale

Një hap… para jetës artificiale

Nga Lorena Stroka

Qeliza e gjallë artificiale tashmë është fakt, i gjithë procesi u realizua në laborator, nga ekipi shkencor i gjenetistit Amerikan, Craig Venter, duke hapur kështu rrugën për krijimin e organizmave artificiale. Gjenomi që u ndërtua në Institutn J. Craig Venter (JCVI), thelbësisht kopjon materialin gjenetik të një bakteri të thjeshtë, i cili mjaftohet në gjenomin më të vogël që është gjetur midis organizmave më të njohura.

Me pak fjalë, u krijua i gjithë “softueri gjenetik” i një bakteri, i cili më vonë u transplantua në një bakter tjetër. Sipas kreut të ekipit shkencor:  “Ky është lloji i parë në planet që mund të shumëfishohet dhe njëkohësisht të ketë si prind… një kompjuter. Bëhet fjalë, për një transformim total të jetës nga një lloj në një tjetër, thjesht duke ndryshuar “softuerin”, deklaron Dr Venter, i cili synon të vazhdojë kërkimet me gjenome më të mëdha, me qëllim krjimin e mikrorganizmave që prodhojnë karburante dhe barna. Në vitin 2000, Venter, ishte shndërruar në temë kryesore për të gjitha mediat, pasi  kishte arritur të përfundonte sekuencën e parë gjenetike njerëzore, më shpejt se Programi Ndërkombëtar i Gjenomit Njerëzor, ndërsa më vonë themeloi Institutin jofitimprurës, dhe u bë një ndër njerëzit që mundën të lexojnë gjenomin e tyre personal.

Është e rëndësishme të theksojmë se kostoja e gjithë kërkimit arriti deri në 40 milionë dollarë. Përpjekja e 20 shkencëtarëve përveç rezultateve të shkëlqyera ndezi dhe shumë reagime, pasi disa mendojnë se Venter mundohet që të “luajë rolin e zotit”, duke thënë se organizmat artificiale mund të “arratisen” duke shkaktuar katastrofë mjedisore ose në rastin më të keq të shndërrohen në armë biologjike.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top