You Are Here: Home » Gnomonologji » Një buzëqeshje…

Një buzëqeshje…

Përktheu: Lorena Stroka

Një buzëqeshje…
nuk kushton asgjë…
Pasuron atë që e pranon,
dhe s’varfëron atë që e dhuron.
Zgjat vetëm një çast,
një çast që zgjat e zgjat…
 
Askush s’është aq i pasur sa të mos e ketë nevojë…
Askush s’është aq i varfër sa  buzëqeshje të mos dhurojë…
 
Tek të gjithë sjellë lumturi…
Simbol për çdo miqësi…
Kurajë për çdo dëshpërim…
 
Shplodh të lodhurin…
Rreze drite për të trishtuarin…
Ringritje për të rrëzuarin…
 
As blihet, as merret me qera…
Paraja e gjithë botës s’mund të zëvendësojë vlerën e saj…
Për buzëqeshje ka më shumë nevojë ai që prej kohësh
s’di më të buzëqesh, por veç të qajë…
 
Kur lindëm, të gjithë buzëqeshnin, përveç nesh…
Ndaj kur të vdesim, të gjithë do qajnë, përveç nesh…
BUZËQESH vetëm BUZËQESH…/Albstroka/
 

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top