You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Një botë e mbrapshtë…

Një botë e mbrapshtë…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Eduardo G

Edhe pse nuk e parashikojmë dot se si do të jetë bota vitet e ardhshme, të paktën kemi të drejtën të ëndërrojmë se si do të donim të ishte.

Ajri do të jetë i pastër, i lirë nga mikrobi i frikës njerëzore si dhe nga pasionet e njeriut.

Në rrugë qentë do të shtypin automjete…

Njerëzit nuk do të kontrollohen nga makina, nuk do të programohen nga kompjuteri, nuk do të riblihen nga supermarketi dhe nuk do të ndiqen nga televizioni…

Televizioni do të pushojë së qeni anëtari më i rëndësishëm i familjes dhe do t’i sillemi njëlloj si hekurit të hekurosjes ose makinës larëse.

Njerëzit do të punojnë për të jetuar dhe nuk do të jetojnë për të punuar./AlbStroka.com/

vijon… (të kënaqet shpirti të lexosh njerëz të tillë).

© www.AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top