You Are Here: Home » Gnomonologji » Ekzistenca » NIVELI I LIRISË SË PLOTË

NIVELI I LIRISË SË PLOTË

albstroka-blog-niveli-i-lirise-se-plote-lorena-stroka-shkrimtare-perkthyese-shqiptareShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

F.M Wanderer

Kjo është pika më e lartë e zhvillimit të ndërgjegjes. Tipari më i rëndësishëm i këtij niveli është vetë-përqëndrimi, pranimi i çastit të tanishëm, një hapje drejt qenësisë dhe një festë e jetës.

Në këtë gjendje të vetëdijes, një përmasë krejt e re e qenësisë hapet para nesh, duke na treguar Qenësinë në një këndvështrim tjetër. Njësia pas polemikave shtjellohet para syve tanë… tashmë nuk kërkojmë më anën e dritshme të jetës sonë, por, mundohemi të zbulojmë bukurinë e saj te ana e errët.

E pranojmë jetën ashtu siç është, dhe nuk e bëjmë me detyrim, sepse kemi kuptuar që pranimi është rezultati i lirisë së plotë. Liria është fryti i arratisjes sonë nga bota e formave dhe llojeve.

Kemi mirëkuptuar dhe përjetuar procesin e zgjimit. Ka ardhur koha për të vënën nën kontroll mendjen tonë sa herë që rrethanat e kërkojnë. Kur nuk kemi nevojë punën e mendjes, i japim pak kohë për të pushuar.

Çdo gjë është e qetë dhe paqësore brenda nesh. Jemi përtej së mirës e së keqes, jemi një ndërgjegje e thjeshtë që nuk analizon, nuk gjykon, thjesht shqyrton.

Kuptojmë se i njëjti shpirt jeton tek të gjithë, ndryshimet mes njerëzve janë vetëm sipërfaqësore dhe se thellësisht të gjithë jemi të njëjtë. Përmes bashkimit, përjetojmë ekstazën e jetës, lumturinë e përsosur të qenësisë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top