You Are Here: Home » Kuriozitete » NGA MORFINA TE DIAMORFINA!

NGA MORFINA TE DIAMORFINA!

albstroka-blog-nga-morfina-tek-diamorfina-shkrim-nga-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Diamorfina është një barnë klinike që jepet me recetë mjeku në shumë vende të botës, si Britani, Holandë, Gjermani Zvicër etj. Shfaqja e saj më e re u bë në vitin 1895, kur kompania farmaceutike “Bayer”, e hodhi në treg si zëvendësuese të morfinës, kryesisht për trajtimin e kollës. Morfina ishte jashtëzakonisht e njohur, por, kishte një efekt negativ, shkaktonte varësi! Për këtë arsye, kompania gjermane, hodhi në treg ilaçin e ri, me bindjen se nuk do të shkaktonte të njëjtën… varësi! Sigurisht historia tregoi se medikamenti pasues rezultoi shumë herë më fatal se sa morfina!

Besoj se të gjithë e keni kuptuar që i referohem heroinës, ky është emërtimi i vërtetë klinik, i frymëzuar nga greq. Ήρωας/Hero (sikurse ndodhë me të gjitha termat shkencore). Efektet e saj “heroike” krijohen për shkak se substanca metabolizohet direkt si morfinë në organizëm, madje me veprim akoma më të shpejtë sesa vetë morfina./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top