You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Fragment nga poezia “SONTE”

Fragment nga poezia “SONTE”

Sonte

© Lorena Stroka 

Sonte s’ka vend për fjalë, zënka e mëri,

nata na fton në bashkim ndjenjash,

të triumfojë e madhërishmja dashuri…

Ndaj hesht, hesht për pak TI,

harro, harroji të gjitha e dashur,

dehmë me aromën e trupit erëmirë.

Ngadalë eja drejt meje,

me hapa të lehtë, “verbërisht”,

lëshohu e tëra kraharorit tim,

mbështetu aty butësisht…

*Botuar në librin KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top