You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » nga libri – KUDO DHE ASKUND

nga libri – KUDO DHE ASKUND

Në të thënça…

© Lorena Stroka 
Në të thënça: “Të kam harruar”,
vargjet që shkruaj veç lexo…
Në të thënça: “Kurrë s’të ndjeva”,
plagët zemrës më numëro…
Në të thënça: “S’më ke munguar”,
lotët atëherë pse s’shterojnë?!
Në të thënça: “Ik, largohu”,
është kapriçoja që më mbizotëron…
Në të thënça: “Jo, s’të dua”,
fjalët e mia mos i beso…
Në të thënça: “Të kam zëvendësuar”,
dije se zemra veç ty do…
 

nga libri – KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top