You Are Here: Home » Mjekësi » NËSE KENI KËTË GRUP GJAKU MUND TË BËHENI GJITHËDHURUES OSE GJITHËMARRËS

NËSE KENI KËTË GRUP GJAKU MUND TË BËHENI GJITHËDHURUES OSE GJITHËMARRËS

lorena-stroka-albstroka-grupe-gjakuNga Lorena Stroka

 

Çdo person i përket një prej tetë grupeve të gjakut. Këto grupe janë nënkategori të katër grupeve kryesore të sistemit ABO – A, B, AB ose O. Sistemi Rh i ndan më tej këto katër grupe në Rh pozitiv (+) ose Rh negativ (-), duke krijuar tetë grupe gjaku: O-, O +, B-, B +, A-, A +, AB- ose AB +.

Grupi më i zakonshëm i gjakut është O + dhe më i rrallë është AB-.

Jo të gjitha grupet e gjakut përputhen me njëri-tjetrën. Kjo është për shkak të antitrupave të ndryshëm që çdo person ka në varësi të grupit të gjakut. Pra, ndërsa ata me grupin e gjakut A kanë antitrupa natyralë anti-B në plazmën e tyre, grupi B ka antitrupa anti-A, dhe grupi C ka antitrupa anti-A dhe anti-B.

Gjithë-Dhurues dhe Gjithë-Marrës

Të gjithë personat me grup gjaku O konsiderohen “gjithë-dhurues”, domethënë mund t’i japin kujtdo gjak.
Përkundrazi, ata që kanë grup gjaku AB + njihen si “gjithë-marrës/pranues të të gjitha grupeve të gjakut”./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top