You Are Here: Home » Kuriozitete » Në sirtarin e tryezës së punës ruante me fanatizëm… zemrën e tij!

Në sirtarin e tryezës së punës ruante me fanatizëm… zemrën e tij!

Nga Lorena Stroka

Më 18 korrik 1822, një muaj para se të mbushte të tridhjetat, anija e poetit u përfshi nga furtunat, në Gjirin  La Spezia të Italisë. Shelley, një mik i tij dhe lundërtari 18 vjeçar, u mbytën. Trupin e pajetë të Shelley e nxorrën valët në breg, disa javë më vonë. Në praninë e shumë miqëve të tij, përfshirë dhe Lord Byron, u realizua procesi i djegies së trupit të  poetit, atje në rërë. Paradoksalisht, zemra e tij nuk u dogj (ndoshta vuante nga ndonjë sëmundje që nuk e lejonte diçka të tillë). Një mik i tij, që ishte i pranishëm gjatë djegies, rrëmbeu zemrën mes flakëve dhe ia dorëzoi bashkëshortes së Shelley, shkrimtares së Frankenstein, Mary Shelley. Sipas legjendës, në sirtarin e tryezës së punës ajo ruante me fanatizëm të madh… zemrën e tij./AlbStroka.com/

Kështu, shkroi veprën e saj të  famshme FRANKENSTEIN!

Këto janë historitë e pabesueshme të jetës!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top