You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » NË PORTËN E TEMPULLIT

NË PORTËN E TEMPULLIT

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Para se të njihja dashurinë, isha mësuar të këndoja këngë dashurie, por kur njoha dashurinë, fjalët në buzët e mia u bënë vetëm frymë, ndërsa meloditë brenda gjoksit tim ranë në heshtje të thellë.

Më parë, po të më pyesje për sekretet dhe misteret e dashurisë, do të të përgjigjesha menjëherë dhe me siguri të plotë. Por, tani që dashuria më veshi petkun e saj, është rradha ime të të pyes për mënyrat dhe mrekullitë e dashurisë. Cili prej jush mund të më përgjigjet?

Kam ardhur t’ju pyes për veten dhe atë që kam brenda meje. Cili prej jush mund t’i zbulojë zemrës sime, zemrën time, cili prej jush mund t’i shfaqë vetes sime, veten time?

Më thoni, tani, ç’zjarr është ky që më djeg brenda gjoksit, më merr forcën dhe më tret shpresat e dëshirat? Ç’duar janë këto, të lehta, të buta, magjike që më përqafojnë shpirtin në orët e vetmisë dhe derdhin në kupën e zemrës sime verë të përzierë me hidhërimin e gëzimit dhe ëmbëlsinë e dhembjes?/AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top