You Are Here: Home » Gnomonologji » METAFIZIKA » Në gjithçka natyrshëm ka diçka hyjnore…

Në gjithçka natyrshëm ka diçka hyjnore…

Përktheu: Lorena Stroka, Master in Specialised Translation

  • Pafundësia për ne është si gjuha për shurdhëmemecët.
  • E mbinatyrshme është e natyrshmja që akoma nuk është mirëkuptuar.
  • E padukshmja dhe e paekzistueshmja ngjajnë shumë me njëra-tjetrën.
  • E padukshmja është e vërtetë. Shpirtrat kanë botën e tyre.
  • Qëndro aty ku fillon errësira e ekzistencës dhe bërtit në hapësirë. Sigurisht do marrësh përgjigje.
  • Shikoj njerëz të vdekur.
  • Demonët nuk ekzistojnë, sikurse dhe zotat. Janë thjesht krijime të aktivitetit shpirtëror të njeriut.
  • Algjebra është metafizika e matematikës.
  • Metafizika nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje ngulmuese për të parë qartë.
  • Shumë herë vendosa të merresha me metafizikën, por lumturia më ndërpreu.
  • Në gjithçka natyrshëm ka diçka hyjnore./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top