You Are Here: Home » Mjekësi » NË Ç’RASTE DUHET KONSUMUAR UJË I NGROHTË APO I FTOHTË?

NË Ç’RASTE DUHET KONSUMUAR UJË I NGROHTË APO I FTOHTË?

albstroka-blog-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-shqiptare-kur-duhet-te-pini-uje-te-ngrohte-dhe-kur-uje-te-ftohteNga Lorena Stroka

Uji është elementi më thelbësor që ndihmon në ruajtjen e mirë të shëndetit tonë. Por, çfarë është më mirë të pini ujë të ftohtë apo të ngrohtë? Sa sistemi i lashtë mjekësor Ayurveda, po aq dhe shkencëtarët bashkëkohorë tregojnë se temperatura e ujit mund të ndikojë trupin në mënyrë të konsiderueshme. Mësoni, pra, se në cilat raste duhet konsumuar ujë i ftohtë apo i ngrohtë!

KUR DUHET TË PINI UJË TË FTOHTË

Kur ushtroheni

Gjatë ushtrimit fizik, temperatura e trupit rritet ndjeshëm dhe djersitja është mekanizma me të cilën trupi përpiqet të ftohet. Është e rëndësishme të plotësoni lëngjet e humbura duke pirë ujë të ftohtë (jo me akull), i cili ofron freskim dhe hidratim të njëkohshëm.

Kur keni temperaturë

Uji i ftohtë është një tjetër metodë për uljen e temperaturës së trupit. Për këtë arsye, kur keni temperaturë, konsumoni sasi të mëdha uji të ftohtë, pasi në këtë mënyrë trajtoni infeksionet dhe bekteridet e mundshme. Po të doni mund të shtydhni gjysmë limoni ose të hidhni pakëz kripë deti në të, për të rivendosur elektrolitet e humbura.

Kur përpiqeni për të humbur peshë

Është vërejtur se uji i ftohtë përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e 70 kalorive në ditë, pra, po aq kalori sa digjni duke bërë 15 minuta ecje në këmbë. A nuk ëshë konsumi i ujit të ftohtë një mënyrë akoma më e thjeshtë për ta arritur këtë?

KUR DUHET TË PINI UJË TË NGROHTË

Kur synoni tretje më të mirë

A e keni menduar ndonjëherë pse shumica e njerëzve konsumojnë një pije të ngrohtë në mëngjes? Jo, nuk ka të bëjë vetëm me kafeinën. Shkencëtarët thonë se konsumi i një pijeje të ngrohtë në mëngje kontribuon në stimulimin e duhur të sistemit tretës. Prandaj në qoftë se nuk doni të vuani nga stomaku apo fryrja e barkut, gjatë ngrënies konsumoni vetëm ujë të ngrohtë, dhe jo të ftohtë…

Kur doni të bëni çhelmim trupi

Në qoftë se doni të pastroni trupin nga toksinat, idealja për të nisur ditën tuaj është konsumi i një gote me ujë të ngrohtë me disa pika limoni brenda. Gjithçka varet nga shijet tuaja, po të doni mund të shtoni disa feta kastraveci, pak nenexhik ose kanellë shkop të cilat kanë veprim hidratues dhe çhelmues.

Gjatë dhimbjeve të ciklit menstrual (periodave)

Por dhe për trajtimin e dhimbjeve të tjera, uji është cilësuar si zgjidhja më e mirë, pasi nxitë qarkullimin e gjakut në inde dhe relakson muskujt.

Gjatë konstipacionit (kapsllëkut)

Shkaku kryesor i konstipacionit është dehidratimi (mungesa e ujit). Pirja e ujit të ngrohtë ndihmon në lëvizjen e zorrës së trashë, më shumë se sa uji i ftohtë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top