You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » NË 2050 PRITET TË JETË GJUHA MË E FOLUR NË BOTË!

NË 2050 PRITET TË JETË GJUHA MË E FOLUR NË BOTË!

gjuha-zyrtare-ne-vitin-2050-frengjishtja-shkrime-nga-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-facebook-biografiaNga Lorena Stroka

Kjo gjuhë kaq e dashur dhe e vlerësuar nga poetët parizianë dhe aristokracia ruse, pretendohet të mbajë titullin e mbizotërimit të përgjithshëm, pasi në vitin 2050, pritet të jetë gjuha më e folur në botë. Këtë të paktën raporton një studim i kryer nga Banka e Investimeve Natixis.

Aktualisht, gjuha frënge zë vendin e gjashtë mes gjuhëve më të folura, pas kinezçes, anglishtes, spanjishtes, hinduishtes dhe arabishtes. Në vitin 2050 parashikohet që numri frëngjishtfolësve të arrijë në 750 milionë, shifër tepër e lartë në krahasim me numrin aktual, 220 milionë.

Për shumkënd prej jush, shfuqizimi i anglishtes tingëllon më shumë si një skenar imagjinar sesa si një qëllim i arritshëm. Mirëpo po ta mendoni mirë, kjo nuk është tërësisht e pamundur, pasi ndryshe nga anglishtja, frëngjishtja fsheh një as demografik nën mëngë: Rritjen e vazhdueshme të numrit të frankofonëve.

Përveç Francës dhe ish kolonive më të njohura: Marok, Tunizi dhe Algjeri, gjuha e Molierit flitet edhe në 28 vende të tjera. Në Afrikë, frëngjishtja është gjuhë zyrtare në shkolla, kryesisht në ato vende ku normat e pjellorisë janë gjithnjë e në rritje, si për shembull, në Mali, Guinea, Çad, Republikën Demokatike të Kongos, në jug të Saharasë etj./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top