You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » Ndryshuan gjërat: Burrat shikojnë zgjuarësinë, gratë bukurinë!

Ndryshuan gjërat: Burrat shikojnë zgjuarësinë, gratë bukurinë!

Nga Lorena Stroka

Nëse besoni se bukuria është prioriteti i parë në zgjedhjen e partnerit për meshkujt dhe i fundit për femrat, gaboheni! Një studim i ri zbulon se ka filluar të ndodhë pikërisht e kundërta.

Sipas studimit, në shoqëritë bashkëkohore perëndimore interesi i burrave për paraqitjen e grave ka filluar të bjerë, duke i dhënë kështu vendin zgjuarësisë dhe karakterit të saj. Në të kundërt me ata, gratë i japin më shumë rëndësi bukurisë së burrave se sa parave të tyre, pasi ato sot janë në gjendje të punojnë vetë pa pasur nevojën e tyre…

Konstatuam se në vendet Skandinave dhe Britani, burrat vlerësojnë gjithnjë e më shumë cilësi të tjera, si inteligjenca, dhe nuk përqëndrohen te format perfekte ose aftësitë e tjera tradicionale, si gatimi etj, deklaroi kryesuesi i studimit dr. Marcel Zentner, psikolog në Universitetin e York-ut.

Dhe shtoi: “Edhe pse deri pak kohë më parë gratë shihnin fillimisht gjendjen financiare të burrave, sot u intereson më shumë paraqitja e jashtme”. Dr. Zentner së bashku me kolegët e tij arritën në këtë përfundim pas anketimit të 12000 personave nga më shumë se 30 vende të botës, të cilët i pyetën se cilat karakteristika konsiderojnë më të rëndësishme te një partner ideal.

Siç tregohet nga hulumtimet e reja, në vendet në zhvillim ku ka pabarazi të madhe gjinore, ende mbizotërojnë karakteristikat tradicionale. Në këto vende, burrat i duan gratë topolake dhe shtëpiake, ndërsa gratë i duan burrat të pasur dhe me pushtet.

Në vendet e zhvilluara perëndimore ku barazia gjinore është e padiskutueshme, kriteret kanë filluar të ndryshojnë… “Hulumtimi që tregon rritje të barazisë gjinore në shoqëritë e shkuara, mund të ndryshojë dhe mënyrën e të menduarit për gjininë tjetër”, deklaroi dr. Zentner.

“Kështu, pra, burrat para se dërrmohen se si të nxjerrin para, mirë është që të merren dhe pak me pasqyrën e tyre”, përfundoi ai./Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top