You Are Here: Home » Mjekësi » Gjinekologji » Ndotja e ajrit mund të shkaktojë kancerin e gjirit?

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë kancerin e gjirit?

Nga Lorena Stroka

Sipas një studimi të Universitetit McGill, në Montreal, ndotja e ajrit ndikon në shfaqjen e kancerit të gjirit te gratë, pas periudhës së menopauzës. Më konkretisht, hulumtuesit pas kryerjes së studimit në 383 gra që jetojnë në zona urbane me nivele të larta të ndotjes së ajrit – gjatë menopauzës – konstatuan se ato rrezikojnë tre herë më shumë që një ditë të preken nga kanceri i gjirit krahasimisht me gratë e tjera që jetojnë në zona rurale, me më pak ajër të ndotur..

Në deklaratën e tij, Dr. Mark Goldberg i Institutit Kërkimor të Qendrës Shëndetësore të Universitetit McGill nënvizoi: “Kemi gjetur një lidhje reciproke midis kancerit të gjirit pas menopazuës dhe dioksidit të azotit, që është një nga faktorët kryesorë në ndotjen e ajrit për shkak të qarkullimit të automjeteve”.

Dr. Goldberg shpjegon në deklaratat e tij: “Nuk jemi ende të gatshëm që të themi me siguri të plotë se ndotja e ajrit shkakton kancerin e gjirit. Por mund të themi se një mundësi e tillë meriton kërkim serioz”. /AlbStroka.com/

© 2010: Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top