You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Ndoshta një ditë…

Ndoshta një ditë…

© Lorena Stroka
Ndoshta një ditë koha ndryshon
e gjithçka shkon mirë.
Dhe kur “ndoshta” të bëhet e vërtetë,
Uroj të mos jetë vonë për dashurinë.
 
Ndoshta një ditë gjithçka merr ngjyrë
dhe jeta çelë përsëri.
Ndoshta një ditë bota ndryshon fletë,
e njerëzit s’humbin më gjumin për marrëzi…
 
Por derisa “ndoshta” të marrë jetë,
e të mos mbetet thjesht dëshirë,
ti, mos harro t’i pranosh çastet siç vijnë,
as të ndalosh së ëndërruari lumturinë.
 

 *nga libri – KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top