You Are Here: Home » Gnomonologji » Dashuria » NDOSHTA KUPTIMI QË KËRKON…

NDOSHTA KUPTIMI QË KËRKON…

albstroka-reviste-lorena-stroka-perkthyese-gazetare-shkrimtare-shqiptareShqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Mbylli sytë… Mbylli… Dhe tani përfytyro një njeri që vlen gjithçka për ty, të cilin e mban në zemër, dhe që e ndjen pranë teje, akoma dhe kur je larg tij. Përfytyroje, sille pamjen e tij në mendjen tënde. Sill fytyrën e një babai, një djali, një nëne, një gjysheje, një vëllai, një bashkëshorti, një miku…

Dhe tani mendo që të nesërmen nuk do ta shohësh më përsëri. Nuk do ta shikosh më kurrë. Nuk do të mundesh ta përqafosh, t’i flasësh, t’i shtrëngosh dorën, t’i thuash që të mungon dhe se e do. Nuk do të jetë më aty.

Ditët e vitet kalojnë… rrjedhin… Gjithmonë mendojmë se ende kemi shumë kohë për të jetuar me njërëzit që duam. Mendojmë se kemi kohë për të luajtur me fëmijët tanë, për t’i çuar në këndin e lojrave. Mendojmë se kemi kohë për të përqafuar babain, apo të mbajmë dorën e gjyshit. Mendojmë se kemi kohë të puthim bashkëshortin tonë dhe t’i themi se sa e duam. Gjithmonë mendojmë se kemi kohë.

Dhe pastaj vjen një çast që e humbasim. Papritmas. Papritmas, humbasim këtë njeri. Vjen dita pa të nesërme. Vjen dita që nuk do të kesh më kohë./albstroka.com/

vijon…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top