You Are Here: Home » Kuriozitete » MOTIVI SEKSUAL QË FSHIHEJ PRAPA LIDHJES SË THEMBRAVE TË KINEZEVE!

MOTIVI SEKSUAL QË FSHIHEJ PRAPA LIDHJES SË THEMBRAVE TË KINEZEVE!

Bound Feet in ChinaNga Lorena Stroka

Për më shumë se njëmijë vjet, në shoqërinë Kineze vërehej diçka e habitshme dhe e padëgjuar për popujt e tjerë! Sipas një zakoni tradicional, pasja e këmbëve të vogla shërbente si tregues bukurie, fisnikërie dhe elegance. Për këtë arsye, sapo vajzat mbushnin katër vjeçe, i nënshtroheshin një rituali të veçantë. Prindërit apo kujdestarët e tyre ndiqnin ca hapa të caktuar për përsosjen e imazhit përfundimtar të këmbëve të vogëlusheve. Si fillim, ua lagnin me gjak të freskët kafshësh, dhe më pas ua lidhnin fort me fashë, duke nxitur në këtë mënyrë, përthyerjen graduale të gishtave dhe ndryshimin e formës së këmbëve…

albstroka_gazete-shqiptare-informative-kryeredaktore-lorena_stroka_wikiAsokohe, femrat me fizik të imët dhe këmbë gati-gati mikroskopike, ishin tepër të lakmuara nga meshkujt me gjendje të mirë ekonomike. Ky parakusht i domosdoshëm dhe barbar njëkohësisht, që për qindra vjet me radhë rriste gjasat për një fat më të mirë, daton që nga Dinastia e Song-ve.

Pavarësisht se zakoni në fjalë, këtu e pak vjet nuk ndiqet më. Hedhja në treg e librit: Splendid Slippers: A Thousand Years of An Erotic Tradition! vjen për të zbehur bindjen se gjithçka bëhej për hir të bukurisë. Sipas autores së librit, Beverley Jackson, motivet prapa kësaj tradite të dhimbshme ishin qartësisht… seksuale!

Fakti që vajzat me këmbë të vogla ishin të detyruara të ecnin në një mënyrë të caktuar, ndikonte në forcimin e muskujve të fundshpinës dhe vaginës së tyre. Format e lakuara të të pasmeve, i bënin ato më sensuale dhe tërheqëse në sytë e meshkujve qejflinj/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top