You Are Here: Home » Gnomonologji » MOS U NXITO TË GJYKOSH…

MOS U NXITO TË GJYKOSH…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Një djalë plot njëzetë e katër vjeç, me vështrimin e kthyer jashtë dritares së trenit, bërtiti: “Babi, shiko pemët si shkojnë pas…”.

I ati vuri buzën në gaz, ndërkohë, një çift që ish ulur pranë tyre, e shihte me keqardhje sjelljen fëminore të djaloshit të rritur.

Papritmas i riu bërtiti përsëri: “Babi, shiko si ecin retë me ne…”.

Çifti nuk duroi dot më, ndaj dhe iu drejtua të atit: “Përse nuk e çoni djalin në ndonjë mjek të mirë?”.

Ai buzëqeshi dhe tha: “Pikërisht, këtë bëra, sapo u kthyem nga spitali. Im bir lindi i verbër, por nga sot ai mund të shikojë”.

Siç e shikoni, çdo njeri ka historinë e vet…

Në qoftë se të gjithë do ta mendonim këtë para se të gjykonim të tjerët, bota jonë do të ishte bërë më e mirë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top