Mos e shpërfillni depresionin
Secili prej nesh ne çaste te caktuara te dites ndihet paksa i merzitur. Zakonisht, kjo është një dukuri e paqendrueshme, për shembull, ne ditet e ardhshme mund te ndihemi me energjikë, pse jo akoma dhe më produktivë ne fusha te ndryshme te jetes sone. Serioziteti i kesaj semundjeje nuk duhet lënë aspak pas dore. Individët që vuajne nga depresioni në shumicën e rasteve nuk jane ne dijeni të gjendjes së tyre… Pra, kanë mosnjohje të plotë për sëmundjen, thjesht ndiejne dhembje koke dhe asgje me shume. Në këtë menyre nuk lejojne askend qe t’i ndihmojë në zgjidhjen e problemit të tyre. Depresioni nuk rrëzon vetem psikologjine e vuajtësit, por edhe të atyre që e rrethojnë. Përfytyroni te jetoni me nje njeri që më të shumten e kohes ndihet i lodhur, i zhgenjyer nga jeta, ankohet, ndjen prerje fuqish dhe ka humor të keq. Është tepër e vështirë.
Cilat jane simptomat e depresionit?
Jo te gjithe individet shfaqin te njejtat simptoma. Ne nje artikull qe kisha lexuar kohet e fundit përmendej se simptomat me te shpeshta jane:
1. Merzitjet e shpeshta dhe ankthi i pajustifikueshm.
2. Shfaqja e ndjenjave te zhgenjimit dhe pesimizmit.
3. Mosbesimi ne vetvete, lodhja e vazhdueshme fizike dhe psikologjike
4. Mungesa e pjesemarrjes ne aktivitete te ndryshme te jetes.
5. Mungesa e deshires per te kryer maredhenie seksuale.
6. Humbja graduale e kujteses, mospërqëndrimi.
7. Tentativat per vetevrasje.
8. Pagjumesia.
9. Mungesa e oreksit ose mbingrenia.
10. Dhembjet e kokes, kyceve te duarve dhe kembeve.
Nga se shkaktohet depresioni?
Shkaku qe njeri mund të bie në depresion nuk eshte vetem nje, por disa p.sh kombinimi i faktoreve gjenetikë, biokimikë, mjedisorë dhe psikologjikë fare lehtë mund të sëmurë këdo… Kerkimet e fundit kane treguar se truri i individeve qe vuajne nga depresioni eshte krejt i ndryshem nga ai individeve normale. Pjeset e trurit që pergjegjësohen per menyren e te menduarit, te fjeturit dhe sjelljen ne pergjithesi nuk funksionojne si duhet. Disa lloje depresioni rrjedhojnë nga trashëgimia, gjithsesi kjo nuk përjashton mundësinë e shfaqjes edhe te ata individë që nuk kanë pasur raste të mëparshme në familje.
Depresioni midis dy gjinive
Depresioni shfaqet me shpesh tek femrat sesa te meshkujt. Faktoret biologjikë, jetesorë, hormonalë dhe psikologjikë përgjegjësohen për shumicën e rasteve… Kerkuesit kane treguar se keto hormone ndikojne direkt ne ato pjese te trurit qe kontrollojne emocionet, per shembull, nje pjese e femrave menjëherë pas periudhës së lindjes shfaqin shenja depresioni. Ndryshimet hormonale, fizike si dhe pergjegjesia e re per t’u kujdesur per foshnjen e porsalindur mbingarkon psikologjine e gruas. Shume nena te reja kane kaluar nje forme depresioni, por vetem disa prej tyre jane mposhtur nga sëmundja… Gratë duhet të tregohen më të kujdesshme me ndryshimet hormonale që mund të vërejnë në vetvete, nuk eshte normale qe nje femer te kete çrregullime te ciklit menstrual, ose te kaloje direkt ne fazen e menopauzes. Keto shenja duhet t’i shqetësojnë.
Per sa i perket meshkujve, ata e perjetojne depresionin krejt ndryshe nga femrat, disa nga simptomat që ata mund të shfaqin janë humbja e interesit ndaj veprimtarive që më parë i bënin të ndiheshin mirë si dhe çrregullimet e ciklit te fjetjes. Gjatë periudhës së depresionit burrat fillojnë të abuzojnë me alkoolin, duhanpirjen akoma edhe me lendet narkotike. Shfaqin agresivitet te pajustifikueshem perballe individeve te pafajshem. Mbyllen ne vetvete nuk deshirojne te bisedojne me askend, aq me shume per tema qe kane te bejne me depresionin ose psikologjine ne pergjithesi./AlbStroka.com/
© Albstroka.com