You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » MONOGAMI APO POLIGAMI?

MONOGAMI APO POLIGAMI?

Nga Lorena Stroka

Sa seks është i mjaftueshëm? Dhe çfarë është më mirë? Monogami apo poligami?

Këto pyetje kyçe nuk “bluajnë” vetëm mendjen e njerëzve të thjeshtë por edhe atë të studiuesve. Disa hulumtues që u përpoqën t’i përgjigjeshin pyetjeve të lartpërmendura pretendojnë se ia arritën, të paktën nga pikëpamja evolucionare.

Me sa duket poligamia është fituese, të paktën për sa i përket minjve.

Hulumtuesit e Qendrës së Biologjisë EvolucionareUniversitetit Uestern, në Australi, zbuluan se minjtë që kishin më shumë se një partner seksual lindën pasardhës me më shumë spermë dhe lëvizshmëri më të madhe në krahasim me minjtë monogamikë.

Shkencëtarët studiuan shumë minj për 12 breza me rradhë. Gjatë këtij monitorimi u vu re se meshkujt poligamikë nuk ishin as më të mëdhenj dhe as silleshin ndryshe, ndërsa femrat nuk ishin më pjellore.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top