You Are Here: Home » Të ndryshme » Mjeku që zbuloi Toksinën Botulinum (BOTOX) sot është në pikë të hallit!

Mjeku që zbuloi Toksinën Botulinum (BOTOX) sot është në pikë të hallit!

Nga Lorena Stroka

Okulisti Alan Scott, njeriu i cili zbuloi BOTOX, është penduar shumë për shitjen e zbulimit të tij  në një kompani farmaceutike, kundrejt shumës 4.5 milionë dollarë, ndërkohë që tani mund të ishte miliarder.

Në një deklaratë të kohëve të fundit ai theksoi: “Në qoftë se do isha në gjendje të parashikoja të ardhmen dhe të dija suksesin që do të kishte në treg produkti i zbuluar nga unë, nuk do t’i shisja kurrë të drejtat në asnjë kompani farmaceutike”.

Alan Scott shiti të drejtat e toksinës botulinum në një kompani farmaceutike se kishte zbuluar se ajo mund të bënte mrekullira në trajtimin e problemeve neurologjike.

Mirëpo Botox “sharroi” akoma dhe në trajtimin e problemeve estetike. “Nuk kisha asnjë ide se BOTOX  që unë e kisha quajtur oculinum, do të përdorej për 100 trajtime të tjera përtej estetikës”, thotë me hidhërim sot.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top