You Are Here: Home » Mjekësi » MJEKIME BIMORE PËR HEMORROIDET

MJEKIME BIMORE PËR HEMORROIDET

albstroka-blog--shkrime-nga-lorena-stroka-biografia-jeteshkrimiNga Lorena Stroka

Hemorroidet shkaktohen nga zmadhimi i përhershëm i ndonjë muskuli unazor të anusit. Vlerësohet se rreth gjysma e të rriturve do të përjetojë të paktën një herë simptoma hemorroidesh. Kapsllëku kronik dhe jeta sedentare janë shkaqet kryesore që e shkaktojnë atë, ndërsa në përkeqësimin e gjendjes, kontribuojnë mbipesha, predispozicioni familjar, diarreja kronike, ndërhyrjet kirurgjikale përreth zonës ose prerjet gjatë lindjes. Përveç trajtimit kirurgjikal ka dhe mjaft mjekime bimore që ofrojnë qetësim të ndjeshëm.

Kamomili

Larja me kamomil është një mënyrë shumë efektive për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga hemorroidet. Në 1 litër ujë hidhni një grusht lule kamomili. Vëreni në zjarr të ziejë rreth 10 minuta. Pastaj, kullojeni, lëngun e mbledhur hidheni brenda vaskës bashkë me ujin tjetër për t’u larë. Zhytuni në të për disa minuta duke shijuar një larje analgjezike.

Majdanozi

Në një gotë me qumësht zieni një tufë majdanoz të freskët për 5-6 minuta. Në vazhdim, mbështilleni majdanozin brenda një fashe dhe kalojeni disa herë te pjesa delikate. Të njëjtin efekt jep dhe përdorimi lokal i majdanozit të freskët e të grirë hollë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top