You Are Here: Home » Mjekësi » Mjalti kundër anemisë!

Mjalti kundër anemisë!

Nga Lorena Stroka

Mungesa e hekurit, pra anemia shkaktohet nga konsumi i ushqimeve që nuk janë të pasura me hekur, por edhe nga humbja e sasive të vogla të gjakut, siç ndodh te gratë gjatë menstruacioneve. Mungesa e hekurit mund të vihet re gjatë shtatzënisë, për shkak të dyfishimit të nevojave të organizmit, por edhe gjatë fëmijërisë si rrjedhojë e zhvillimit të shpejtë të trupit. Çdo organizëm ka rezerva të caktuara hekuri, përmes të cilave mund të rezistojë për pak kohë, derisa të vërehet shfaqja e anemisë…

Në parandalimin dhe trajtimin e anemisë luan rol të rëndësishëm mënyra e të ushqyerit. Është e rëndësishme të dini se ka ca ushqime ku hekuri përthithet menjëherë, dhe ca të tjera ku nuk ndodh kështu, pikërisht për këtë arsye nevojitet ndihma e vitaminës B. Është e njohur që organizmi përthith më lehtë kalciumin se sa hekurin.

Mjalti

Vlera e tij ushqyese është e njohur qysh në kohët e lashta, në papirusët Egjiptianë, 3500 vjet më parë përmendet si produkt terapeutik. Në librin e jetës së Indianëve të lashtë, referohet se shtimi i mjaltit dhe qumështit në menunë e përditshme çon në zgjatjen e jetës…

Mjalti është një produkt natyral biologjik, drejtpërdrejt nga natyra dhe nuk pranon asnjë përpunim. Sheqeri përbëhet ekskluzivisht nga sukroza. Përmban 180 substanca të ndryshme, të cilat janë të lidhura organikisht në mënyrë të tillë, që askush deri më sot nuk arriti ta bënte artificialisht, pavarësisht nga përbërja e njohur.

Mjalti ka elemente inorganike të njohura si minerale, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në metabolizëm dhe ushqyerje, janë komponentë të skeletit dhe qelizave, përfshihen në sisteme të ndyshme enzimash, gjithashtu rregullojnë aciditetin e stomakut. Përqëndrimi i vitaminave që ka mjalti nuk është i mjaftueshëm për nevojat tona të përditshme, ndihmojnë gjithashtu në përthithjen e sheqernave.

Konsumi i mjaltit ndihmon në risjelljen e mëparshme të shëndetit, në ato raste kur anemia ka rënduar organizmin. Një lugë supe mjaltë përmban 0,1 mg hekur. Kombinimi i polenit me mjaltin e pastër të bredhit është një nga shtesat më efektive për efektet anësore të konstipacionit që kanë të gjitha shtesat e hekurit që qarkullojnë në treg. Nëse kombinohen me lëng portokalli, limoni, panxhari, molle, boronice, atëherë keni të bëni me një “bombë” hekuri, që asnjë preparat tregu nuk mund ta zëvendësojë apo konkurojë./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top